Politike

‘Jam e specializuar për arbitazh’/ Rama interes të papritur për pedagogen shqiptare në Angli: Lër një takim me mua, ke

29 Qershor 2021, 08:22 Nga DOSJA
‘Jam e specializuar për arbitazh’/ Rama interes të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës me të rinjtë që kanë aplikuar për të qenë pjesë e nismës “Gati për Shqipërinë”. Kreut të qeverisë ia ka tërhequr vëmendjen një nga aplikanteve, e cila theksoi se ishte e specializuar në fushën e arbitrazhit. Pasi ajo është prezantuar, Rama i ka kërkuar një takim virtual, por ëshët treguar i kujdesshëm për ta pyetur nëse ka kohë. 


PJESË NGA BISEDA:

Blerina Xheraj: Jam juriste, kam punuar në fushën e arbitrazhit. Aktualisht punoj në Londër. Jap mësim në universitetin e Leycesterit. Jam arbitre e dhomës së arbitrazhit në Kosovë. Jam anëtarë e bordit e rregullave të Hagës mbi të drejtat e njeriut. Angazhimi është në Shqipëri, është për përmirësimin në fushën e arbitrazhit. Gjithashtu jam e interesuar në fushën e Avokaturës së Shtetit.

Edi Rama: Lëri një takim me mua Blerinës, ke kohë sot?

Blerina Xheraj: Kam!

Vetëm pak javë më parë kryeministri Rama publikoi një adresë, ku ftoi të gjithë studentët ekselentë që të shprehnin idetë dhe projektet e tyre për mandatin e tretë qeverisës. Ndërsa tani ka nisur që të takohet virtualisht me të gjithë. Kjo pasi gjatë gjithë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Rama shpalosi ambicien e tij; ta bënte Shqipërinë kampione në disa fusha.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike blerina xheraj edi rama gati per shqiperine platforma gati per shqiperine blerina xheraj edi rama gati per shqiperine platforma gati per shqiperine

Sondazh

Poll