‘Nuk kishim bashkëpunim..’/ Sandër Lleshaj pranon PËRPLASJEN me Pjerin Ndreun: Kam patur divergjenca, vazhdoj të kem që
29 Qershor 2021, 09:17Nga DOSJA
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pranuar se ka patur përplasje të forta me kryebashkiakun socialist të Lezhës, Pjerin Ndreu, gjatë kohës që ishte drejtues politik në qarkun e Lezhës. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Lleshaj tha se me kryebashkiakun socialist ka patur divergjenca, por jo konflikt të fortë. Konflikti mes tyre ka qenë menaxhimi i bregdetit.
PYETJA: Keni patur konflikt me Pjerin Ndreun?
LLESHAJ: Nuk kam patur konflikte të natyrës politike as personale. Unë kam shërbyer për një periudhë si drejtues politik në qarkun e Lezhës, kam disa standarde që nuk i thyej, ka patur divergjenca në qëndrimi, por jo konflikte. Nuk kam patur ndonjë bashkëpunim të thellë, pasi kemi qenë në pozicione të ndryshme. Kam patur divergjenca, padyshim kam patur divergjenca.
PYETJA: Për çfarë?
LLESHAJ: Qëndrimi për menaxhimin e bregdetit. Aty kemi patur divergjenca. Unë vazhdoj të kem qëndrim ndryshë për vijën bregdetare. Mendoj që duhet t’i shërbejë publikut.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka reaguar pas tensioneve të krijuara për mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Me anë të një postimi të bërë n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës me të rinjtë që kanë aplikuar për të qenë pjesë e nismës “Gati për Shqipërinë”. Kreut të qeveri...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një lajm pozitiv për Shqipërinë. Një lajm i dhënë pak ditëm ë parë, por në mungesë të një pei...
TIRANË– Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet këtë fundjavë në Bruksel si i ftuar nga PPE. Basha ka marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partive Popullore...
BRUKSEL– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në Asamblenë politike të PPE, Partia Popullore Europiane, Partia më e madhe europiane dhe ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes ku një kurorë me pisha në Malin e Tomorrit u përfshi nga flakët. Përmes një postimi në rrjetet sociale...