Politike

Deklaratat e Çuçit, i përgjigjet PD/ Alibeaj: Zëdhënësi Rama-Doshi lau duart me kapitullimin e rendit, faturën krim-polit

28 Qershor 2021, 11:51 Nga DOSJA
Deklaratat e Çuçit, i përgjigjet PD/ Alibeaj:

TIRANË- Partia Demokratike e ka quajtur zëdhënës të regjimit Rama-Doshi, ministrin e Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, pak orë pas deklaratës së Çuçit, deputeti i sapozgjedhur, Enkelejd Alibeaj tha se zëdhënësi i regjimit lau duart dhe nuk mbajti përgjegjësi për asnjë nga ngjarjet kriminale. Sipas Alibeajt, ministri ua hodhi fajin shqiptarëve.


DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE,  ENKELEJD ALIBEAJ

E dëgjuam zëdhënësin e regjimit Rama-Doshi teksa lante duart me kapitullimin e rendit dhe sigurisë në vend. Fjalë dhe vetëm fjalë nga ata që kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë. Për zëdhënësin e regjimit në ministrinë e brendshme, fajin e kanë shqiptarët, fajin e kanë viktimat, fajin e kanë familjet shqiptare që jetojnë në ankthin e breshërisë së radhës apo përgjakjes së radhës, por kurrsesi ata që të vetmen strategji kanë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit’.

Fatkeqësisht, përvec gjunjëzimit para krimimt, ata nuk kanë cfarë t’ju ofrojnë shqiptarëve. Modeli që kanë ndërtuar ndër vite është ai i kriminalizmit të institucioneve dhe të politikës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin me cdo cmim. Me krimin dhe për krimin. Faturën e këtij bashkëpunimi të pështirë midis politikës dhe krimit, po e paguajnë familjet shqiptare, sepse një pushtet i marrë me krimin, nuk vret vetëm demokraciën, por vret të pafajshëm në cdo cep të Shqipërisë.

Pa u goditur ky model, pa u zhbërë aleanca midis regjimit Rama-Doshi dhe krimit të organizuar, pasiguria do të mbretërojë në cdo shtëpi, në cdo rrugë, në cdo lagje dhe në cdo qytet. Partia Demokratike, bashkë me shumicën e shqiptarëve që në 25 prill votuan për largimin e këtij regjimin dhe fundin e modelit të politikës të lidhur me krimin, do të vazhdojë luftën për ndarjen e politikës nga krimin, për kthimin e legjitimitetit në vend, si të vetmen rrugë për të garantuar rend dhe siguri për familjet shqiptare.

Deklarata e PD vjen pas ngjarjeve të rënda kriminale që kanë ndodhur në Shqipëri. 8 viktima në 5 ditë është bilanci i aksidenteve dhe vrasjeve, ndërsa situata nuk është në përmirësim. Masakra e Velipojës hapi debat në rrjetet sociale dhe media se policia dhe shteti nuk kanë bërë detyrën për të parandaluar vetëgjyqësinë dhe ngjarjet kriminale. Sot, ministri Bledi Çuçi u distancua nga përgjegjësia e policisë dhe tha se do të ketë një reformim të uniformave blu, por faji është i prokurorisë dhe gjykatave që i kanë liruar nga burgu.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj konferenca e cucit 28 qershor 2021 enkelejd alibeaj konferenca e cucit 28 qershor 2021

Sondazh

Poll