Politike

Mali i Tomorrit u përfshi nga flakët, reagon Ilir Meta: Po ndjek me shqetësim situatën aktuale që po dëmton Parkun Kombët

28 Qershor 2021, 12:27 Nga DOSJA
Mali i Tomorrit u përfshi nga flakët, reagon Ilir Meta: Po ndjek me

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes ku një kurorë me pisha në Malin e Tomorrit u përfshi nga flakët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se po ndjek me shqetësim situatën, ndërsa thekson se indiferentizmi në mosreagim operacional është shpërdorim detyre me përgjegjësi ligjore. Kreu i shtetit u ka bërë thirrje autoritetet vendore dhe qendrore të mos qëndrojnë indiferentë dhe as të humbasin më kohë, në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin dhe minimizimin e pasojave.


Mesazhi i Metës:

Jam duke ndjekur me shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në malin e Tomorrit, që po dëmton seriozisht Parkun Kombëtar, një pasuri e jashtëzakonshme publike.

U bëj thirrje autoriteteve vendore dhe qendrore të mos qëndrojnë indiferentë dhe as të humbasin më kohë, në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin dhe minimizimin e pasojave.

Në mënyrë të veçantë nxis Agjensinë Kombëtare te Mbrojtjes Civile, që është vënë në dijeni të situatës, për angazhimin pa vonesë të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes për operacione nga ajri, si e vetmja formë efikase operacionale për fikjen e zjarrit në malin e Tomorrit, për shkak të terrenit të vështirë për ndërhyrje nga toka.

Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, që prej shumë orësh, sipas raportimeve nga terreni, nuk kanë angazhuar mjetet dhe efektivët për shuarjen e zjarrit masiv, një krim i rëndë mjedisor

Nisur nga ky rast, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe natyrës, Parqeve Kombëtare dhe Zonave të Mbrojtura, si dhe domosdoshmërinë e eliminimit të çdo rreziku për jetën dhe pronën, u bëj thirrje të gjitha strukturave përgjegjëse, të marrin të gjitha masat për të neutralizuar në kohë çdo vatër zjarri, në të gjithë territorin e vendit, që do të dëmtonte seriozisht pasurinë kombëtare dhe atë private.

Indiferentizmi në mosreagim operacional është shpërdorim detyre me përgjegjësi ligjore.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bie zjarr ne malin e tomorrit ilir meta bie zjarr ne malin e tomorrit ilir meta

Sondazh

Poll