Aktualitet

Kishte kthyer shtëpinë me tre dhoma në fermë kanabisi! Si u arrestua 25-vjeçari shqiptar në Angli, kur i shkoi Policia në

29 Qershor 2021, 09:37 Nga DOSJA
Kishte kthyer shtëpinë me tre dhoma në fermë kanabisi! Si u

BRITANI– Një shqiptar 25-vjeçar, i quajtur Anisi Hemollari, është arrestuar në Britaninë e Madhe dy ditë më parë pasi kishte marrë një apartament me qira, për ta kthyer në ambient ku kultivonte kanabis.

Mediat britanike raportojnë se shqiptari pagoi 6.438 paund për të marrë me qera shtëpinë me tre dhoma gjumi në qytet. Por fqinjët e paditën në polici pasi kishin ndjerë aromën e rëndë të lëndës narkotike. Pas kontrolleve, Policia gjeti në apartament 97 bimë kanabis, të cilat mund të arrinin vlerën 200 mijë paund.

Për të ‘shpëtuar’, Hemollari u mundua të korruptonte policinë duke i ofruar 7 mijë paund, por nuk ia doli.  Hamollari u burgos për 18 muaj edhe pse pretendoi se ishte përdorur nga një bandë trafikimi për të marrë me qira pronën dhe për të ujitur bimët.

Prokurori Richard Crabb, tha se Hamollari përdori një emër të rremë dhe dokumente italiane kur mori me qira pronën nga një çift i moshuar në 27 Shkurt të vitit të kaluar.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anis hamollari britani kapet shqiptari ne britani shqiptari ne britani anis hamollari britani kapet shqiptari ne britani shqiptari ne britani

Sondazh

Poll