I zhveshur, burri merr rreze në autostradë, habitet eksperti: S’e kam idenë ça po bën ai aty
29 Qershor 2021, 09:36Nga DOSJA
Javën e kaluar një aksident tragjik i mori jetën familjes me 4 anëtarë në autostradën e Vlorës. Por edhe pse impakti në publik ishte i madh, qytetarët mesa duket nuk janë ndërgjegjësuar plotësisht.
Stafi i emisionit Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus bëri një vëzhgim në autostradën Fier-Vlorë dhe anasjelltas. Përveç mungesës së barrierave anësore mbrojtëse në disa segmente, konstatoi edhe një qytetar që rrinte në anë të autostradës duke marrë rreze. Eksperti i sigurisë rrugore Mamir Hodo, i ftuar në studion e emisionit Uniko u shpreh i habitur kur pa këto pamje dhe tha se ai qytetar rrezikon jetën dhe është burim aksidenti.
PJESË NGA BISEDA:
Spartak Koka: Po ky person a është burim potencial për aksident?
Mamir Hodo: Po ai nuk lejohet të qëndrojë fare atje. Ai nuk e ka idenë për çfarë rri… Unë s’e di çfarë bën ai aty.
Spartak Koka: Pra një punonjës i policisë rrugore duhet ta largojë nga rruga.
Mamir Hodo: Absolutisht po. Ky nuk e di për çfarë është aty, s’e marr vesh.
Spartak Koka: Po bën banjo dielli, por çështja është a është burim potencial për një aksident të mundshëm?
Mamir Hodo: Po ky është burim. Për një arsye apo për një tjetër, drejtuesi i mjetit mund të humbasë kontrollin mbi mjetin dhe mund të krijojë rrezik potencial. Si mund ta humbasë drejtuesi i mjetit? E humbet, e zë gjumi. Dhe nuk e kupton fare në qoftë se nuk je shofer me eksperiencë që mund të të zërë gjumi. Prandaj mund të shkojë te ky person dhe ai mirë se i krijon vetes probleme shëndetësore, por duhet të përgjigjet edhe për zotërinë i cili qëndron në mënyrë komplet të parregullt.
Marrë nga tvklan.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Vijon të mbetet alarmante situata me mbeturinat në qytetin e Durrësit tashmë prej disa ditësh, edhe pse kompania “Integrated Energy” u shpreh e gat...
LEZHË- Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka përfunduar në dyert e Prokurorisë së Lezhës, pasi është kallëzuar penalisht nga tre efektivë të Polic...
SHKODËR– Kamerat e sigurisë së dy hoteleve në Shëngjin, nuk tregojnë asgjë. Për shkak të errësirës së natës dhe mungesës së ndriçimit, në pamje dall...
BERAT– Pas më shumë se 24 orë në pushtetin e flakëve, në Malin e Tomorrit ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit. Deri tani janë ...
FIER– Ditën e sotme, qytetarët në Fier do të dalin në protestë në orën 18:30 në qendër të qytetit, në ndër të 4 viktimave të familjes Gushi që humbën jetë...
TIRANË– Prej më shumë se një jave, vendi ynë është nën ndikimin e temperaturave të larta. Kështu që mjeku infeksionist Tritan Kalo, thotë se moshat e...