Aktualitet

Durrësi vijon të ‘mbytet nga plehrat’, kryebashkiakja Sako: Jemi 24 orë në punë, po lajmë rrugët dhe sheshet

29 Qershor 2021, 09:28 Nga DOSJA

DURRËS– Vijon të mbetet alarmante situata me mbeturinat në qytetin e Durrësit tashmë prej disa ditësh, edhe pse kompania “Integrated Energy” u shpreh e gatshme që të përpunonte plehrat në landfillin e Sharrës.

Gjithashtu dhe landfilli i Sharrës shprehu gatishmërinë që të përpunojë mbeturinat falas deri më 15 Korrik, ndërkohë që nga Bashkia e Durrësit ende nuk ka një zgjidhje konkrete dhe afatgjatë. Janë 5 kamionë që janë vënë në dispozicion të largimit të plehrave nga vendgrumbullimi në Shkozet.

Reagimi i kryebashkiakes vjen pasi, prej ditësh, plehrat në Durrës ende po dekompozohen mbi trotuare dhe brenda kazanëve nën temperatura përvëluese, ndërsa e njëjta situatë ka përfshirë edhe periferinë e qytetit bregdetar. Plehrat janë hedhur nga Bashkia anës rrugëve nëpër fshatra, ku temperaturat e larta rëndojnë situatën, duke shtuar erën e rëndë të mbetjeve.  Situata është problematike prej ditësh, teksa jemi në ‘zemër’ të sezonit turistik.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet emirjana sako masakra mjedisore ne durres emirjana sako masakra mjedisore ne durres

Sondazh

Poll