Politike

OFL dështoi, Çuçi e risjell sërish por në formë tjetër! “Filtër” vetëm për ata që ngasin makina të shtre

28 Qershor 2021, 11:24 Nga DOSJA
OFL dështoi, Çuçi e risjell sërish por në

TIRANË– Operacioni “Forca e Ligjit” dështoi me sukses dhe kjo u pranua si rrallë herë edhe nga zyrtarë të qeverisë Rama. Nisma filloi punë me shumë bujë, por u zhduk me ‘bisht në shalë’ më 31 dhjetor. ‘Bossat’ e krimit do të duhet që të justifikonin pasurinë e tyre përballë ligjit, gjë që nuk funksionoi.

Por mesa duket është menduar një mënyrë e re për ta risjellë, e ashtuquajtura “OFL 2.0”, e cila do të ketë të njëjtën detyrë si e para. Do të hetojë të ardhurat e personave që drejtojnë makina të shtrenjta dhe kapen me kundërvajtje ligjore. Pra shkurt edhe njëherë: OFL!

“Po ashtu, do të krijojmë një kuadër rregullator të ri, për të futur praktika të hetimit të të ardhurave të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kapen në mënyrë të përsëritur në kundërvajtje ligjore në qarkullim,”- tha Çuçi sot në një konferencë me gazetarët. 

Mister mbetet sesi do të bëhet lidhja mes aftësisë si shofer dhe burimit të të ardhurave, por pritet të zbulohet në shtator me ministrin e ti, që mesa la të kuptohej do të ishte sërish Bledi Çuçi. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike konferenca e cucit 28 qershor 2021 ofl 2.0 konferenca e cucit 28 qershor 2021 ofl 2.0

Sondazh

Poll