‘Çdo herë i gatshëm jam unë’, Kurti përgjigjet mbi raportin e dialogut Kosovë-Serbi
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës ende nuk ka raportuar në Kuvend për takimin e parë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Për të raportuar dhe paraqitur një platformë për dialogun, opozita vazhdon të kërkojë çdo herë nga Qeveria e Albin Kurtit.
Ky i fundit sot është pyetur se kur do të raportojë në Kuvend për dialogun me Serbinë, por nuk ka dhënë një përgjigje të prerë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.
“Çdo herë i gatshëm jam unë”, ka thënë shkurt Kurti nga Prizreni ku vizitoi sot panairin e shkollave profesionale
Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç janë takuar në Bruksel më 15 qershor, ndonëse nuk pati ndonjë zhvillim nga kjo, ndërmjetësuesit e BE-së e kanë quajtur si zhvillim pozitiv rifillimin e bisedimeve.
Kurti në këtë takim ka prezantuar katër pika.
Propozimi i parë i Kurtit thotë se “gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avancojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në”.
Propozimi i dytë nga kryeministri Kurti është që Kosova dhe Serbia menjëherë të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën.
“Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty”, thuhet në propozimin e dytë.
Në propozimin e tretë, pas njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë Kurti tha se të dyja vendet do të kenë reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave.
“Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi”, ka nënvizuar Kurti në pikën e tretë.
Ndërsa në pikën e fundit të propozuar nga Kurti, është përmendur çështja e të pagjeturve.
Sipas tij, për këtë çështje, kreun e delegacionit serb, Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999 ishte shefi i qarkut të Kosovës dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjellkoviq “duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje”.
Kurti ka sqaruar se nga këto propozime, propozimi i parë i tij nuk ka marrë përgjigje, ndërsa tri propozime tjera janë refuzuar.
Takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiq pritet të mbahet para pushimit të verës që nis më 25 korrik. /Reporteri.net/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Ramush Haradinaj publikon letrën përmes së cilës lejonte varrosjen e vëllait të tij
KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një deklaratë përmes së cilës ki...
Shkon në 11 numri i viktimave në Miami/ Ekipet e kërkim-shpëtimit shpresojnë për mrekulli, 150 persona ende nën rrënoja
MIAMI-Ndërtesa 12 katëshe e shembur prej 6 ditësh në SHBA ka shkaktuar 11 viktima deri tani dhe 150 persona janë të zhdukur. Sipas mediave të huaja, punëtorët e...
Putin nënshkruan ligjin që penalizon pjesëmarrjen në OJQ-të e huaja, shpallen të padëshirueshme
RUSI– Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar në ligj, përmes së cilit penalizohet pjesëmarrja në aktivitetet e organizatave joqeveritare të huaja, ...
Pak para tërheqjes së trupave ndërkombëtare, ushtria afgane rimerr kontrollin në dy rajone
AFGANISTAN– Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit ka njoftuar se pas disa ditësh të luftimeve, forcat e sigurisë kanë rimarrë kontrollin e dy rajoneve në provinc...
Ngjarje e pazakontë në Itali/ Gjyshi merr gabimisht një fëmijë tjetër nga çerdhja në vend të mbesës së tij
ITALI– Një histori e pabesueshme që ndodhi në Arezzo të Italisë, një gjysh mori mbesën e gabuar nga kopshti dhe për këtë ndërhyri policia e cila ka nisur ...
Tetë të arrestuar lidhur me festimin e “Vidovdanit” në Gazimestan, policia: Bën thirrje nacionaliste dhe nxitën urrejtj
KOSOVË– Si edhe çdo vit tjetër, serbët u mblodhën edhe të hënën e 28 qershorit në afërsi të Obiliqit për të marr pjesë në festimet e Vidovdanit, dit...
Gashiq kthehet nga Serbia në Gjakovë: Më sulmojnë dhe më shajnë, nuk mund të dal pa polici
KOSOVË– Kthimi i Dragica Gashiqit, me përkatësi serbe, për të jetuar në Gjakovë ka nxitur reagime brenda kësaj komune, por një protestë para banesës ...
Uroi serbët për Vidovdanin/ Çitaku përplaset me Grenell: Je i pasaktë! Diplomati s’ja lë mangët: Ju ofendoheni për çd
KOSOVË– Ditën e djeshme serbët e Kosovës kremtuan festën e Vidovdanit, e cila nderon princin Lazar dhe shenjtorët serb në përvjetor të betejës së Kosovës. ...
Antarktida në prag të katastrofës klimatike
Kur ‘Traktati i Antarktidës’ hyri në fuqi 60 vite më parë, nënshkruesit e tij nuk e kishin dhe aq të qartë se sa sukses do të kishte ai. Udhëheqësit botër...