Bota

Uroi serbët për Vidovdanin/ Çitaku përplaset me Grenell: Je i pasaktë! Diplomati s’ja lë mangët: Ju ofendoheni për çd

29 Qershor 2021, 07:25 Nga DOSJA
Uroi serbët për Vidovdanin/ Çitaku përplaset me Grenell:

KOSOVË– Ditën e djeshme serbët e Kosovës kremtuan festën e Vidovdanit, e cila nderon princin Lazar dhe shenjtorët serb në përvjetor të betejës së Kosovës. Ish i Dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kujtuar Betejën e Kosovës ku luftuan popujt e Ballkanit kundër Perandorisë Osmane.

Postimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta madje ai ka patur dhe disa replika me ish-ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Në një postim në Twitter, ajo është shprehur se beteja nuk ishte vetëm serbe por ballkanike dhe kjo konsiderohet si një mit të cilin serbët e përdorin si nacionalizëm.

“Vështirë se ishte një betejë serbe; ishte një ushtri ballkanike që luftoi kundër pushtimit osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithë peng.”

This was hardly a Serb battle; it was a Balkan army that fought against the Ottoman conquest.

This battle became the foundational myth that continues to feed the Serbian nationalism since 19th century keeping all of us hostage. https://t.co/U4zdOAjjst

— Vlora Çitaku (@vloracitaku) June 28, 2021

Por pas këtij postimi nuk ka vonuar pëgjigja e Grenell i cili i thotë Çitakut se është ofenduar më shumë seç duhet nga postimi i tij, dhe me ironi i thotë se njerëzit kërkojnë zgjidhe dhe punë.

“Ju ofendoheni shumë. Duhet të jetë rraskapitëse gjetja e një inati në gjithçka. Njerëzit duan punë dhe zgjidhje – zgjasni dorën.”

you are offended by too much. It must be exhausting finding an outrage in everything. The people want jobs and solutions – extend a hand. https://t.co/9x2a42cni3

— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 28, 2021

Fjalë pas së cilave Çitaku nuk nguroi t’i theksonte ish-të dërguarit special të SHBA-së se dhe ajo është e përkushtuar në zgjidhje dhe punë, por i ritheksoi se deklarata e tij ishte historikisht e pasaktë.

“Edhe unë dua punë dhe zgjidhje! Por deklarata më poshtë ishte thjesht historikisht e pasaktë!,”-e mbylli ajo replikën.

I want jobs and solutions too! But the statement below was simply historically inaccurate!
Peace ✌️ https://t.co/H1MdXLl8g6

— Vlora Çitaku (@vloracitaku) June 28, 2021

Lajmi kryesor/ ‘Kujtojmë martirët e shenjtë serbë’/ Postimi i Richard Grenell “ndez” rrjetin, reagime në Kosovë e Shqipëri. Diplomati përplaset me ish-ambasadoren: Ju ofendoheni shumë lehtë!

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora postimi i richard grenell vlora citaku postimi i richard grenell vlora citaku

Sondazh

Poll

Bota 29 Qershor 2021, 07:12

Antarktida në prag të katastrofës klimatike

Kur ‘Traktati i Antarktidës’ hyri në fuqi 60 vite më parë, nënshkruesit e tij nuk e kishin dhe aq të qartë se sa sukses do të kishte ai. Udhëheqësit botër...

Bota 29 Qershor 2021, 06:43

Punë e pasigurtë në shkencë

“Silke, 49 vjeç, studiuese e letërsisë, ka bllokuar sistemin në gjysmë vendi të përhershëm pune që nga tetori. Përndryshe, pas 20 vitesh studimesh,...