Bota

Pak para tërheqjes së trupave ndërkombëtare, ushtria afgane rimerr kontrollin në dy rajone

29 Qershor 2021, 08:03 Nga DOSJA
Pak para tërheqjes së trupave ndërkombëtare, ushtria afgane

AFGANISTAN– Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit ka njoftuar se pas disa ditësh të luftimeve, forcat e sigurisë kanë rimarrë kontrollin e dy rajoneve në provincën veriore Faryab nga militantët talibanë.

Në javët e fundit, talibanët kanë marrë kontrollin e dhjetëra rajoneve nga forcat qeveritare.

Kjo ka ngritur shqetësime se qeveria e mbështetur nga Perëndimi në Kabul dhe forcat afgane të sigurisë do të humbin fuqinë, pasi forcat ndërkombëtare të drejtuara nga SHBA-ja të përfundojnë tërheqjen e trupave të tyre deri më 11 shtator, 20 vjet pas sulmeve terroriste në SHBA.

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se po bën përpjekje për të rimarrë edhe dy rajone tjera: Ghazni dhe Parvan.

Zyrtarë dhe burime të tjera thanë se forcat afgane gjithashtu kanë bërë përparime në provincat Kunduz dhe Takhar. Burimet lokale thanë për Radion Evropa e Lirë se luftime të ashpra po zhvillohen në Baghlan, Kunduz, Balkh, Takhar dhe Faryab, si dhe në Paktia dhe Zabul.

Pentagoni vlerëson se talibanët tani kontrollojnë 81 nga 419 qarqet në Afganistan derisa bisedimet për një zgjidhje politike midis zyrtarëve të qeverisë afgane dhe talibanëve kanë ngecur.

SHBA-ja ka siguruar Afganistanin se do t’i qëndrojë pranë pavarësisht tërheqjes së trupave.

Premtimi u bë nga ana e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, javën e kaluar, me presidentin afgan, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah, kreun e Këshillit të Lartë afgan për Pajtimin Kombëtar.

Por afganët do të duhet të vendosin për të ardhmen e tyre“, ka thënë Biden.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota abdullah abdullah ashraf ghani joe biden marredheniet shba-afganistan abdullah abdullah ashraf ghani joe biden marredheniet shba-afganistan

Sondazh

Poll

Bota 29 Qershor 2021, 07:12

Antarktida në prag të katastrofës klimatike

Kur ‘Traktati i Antarktidës’ hyri në fuqi 60 vite më parë, nënshkruesit e tij nuk e kishin dhe aq të qartë se sa sukses do të kishte ai. Udhëheqësit botër...

Bota 29 Qershor 2021, 06:43

Punë e pasigurtë në shkencë

“Silke, 49 vjeç, studiuese e letërsisë, ka bllokuar sistemin në gjysmë vendi të përhershëm pune që nga tetori. Përndryshe, pas 20 vitesh studimesh,...