Bota

29 Qershor 2021, 08:30 Nga DOSJA

GREQI– Nëna e 32-vjeçarit, Babis Anagnostopulos, është pikasur sot pas orës 09:00 të mëngjesit me mbesën Lydia në krahë. E shoqëruar nga djali i saj, vëllai i Babisit, ata u futen në makinë për t’i dorëzuar mbesën dy gjyshërve të tjerë. 

Këta të fundit fituan dje kujdestarinë e përkohëshme të foshnjës, e cila do të qëndrojnë me prindërit e të ëmës së ndjerë, Caroline Crouch. Familja e pilotit, sipas urdhrit, do të jetë në gjendje të shohë foshnjën pesë ditë në muaj, 10 në mëngjes me 2 në mesditë, por vetëm në Alonissos.

Duhet të theksohet se të dy palët mund të apelojnë kundër urdhrit brenda 30 ditëve, ndërsa zyra e prokurorit është e detyruar të paraqesë çështjen në gjykatë brenda të njëjtës periudhë, e cila në një kohë të arsyeshme, përfundimisht do të vendosë çështjen e kujdestarisë së saj.

Babai i të miturës, Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopulos vrasja e caroline crouch babis anagnostopulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 29 Qershor 2021, 07:12

Antarktida në prag të katastrofës klimatike

Kur ‘Traktati i Antarktidës’ hyri në fuqi 60 vite më parë, nënshkruesit e tij nuk e kishin dhe aq të qartë se sa sukses do të kishte ai. Udhëheqësit botër...