Bota

Tetë të arrestuar lidhur me festimin e “Vidovdanit” në Gazimestan, policia: Bën thirrje nacionaliste dhe nxitën urrejtj

29 Qershor 2021, 07:41 Nga DOSJA
Tetë të arrestuar lidhur me festimin e “Vidovdanit”

KOSOVË– Si edhe çdo vit tjetër, serbët u mblodhën edhe të hënën e 28 qershorit në afërsi të Obiliqit për të marr pjesë në festimet e Vidovdanit, ditë kjo e shënuar për ta, e që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës.

As kësaj here, nuk munguan provokimet nga ana e tyre me anë të simboleve dhe formave të tjera teksa në pranga kanë përfunduar tetë persona.

Një shtetas i Malit të Zi dhe shtatë të Serbisë janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore, teksa në ndalim policor është vetëm shtetasi i Malit të Zi, për 48 orë.

Sipas detajeve nga raporti i Policisë së Kosovës, patrullat policore në dy raste gjatë kontrollit të veturave kanë gjetur armë të ftohta dhe maica me mbishkrime serbe.

Detaje nga raporti i PK-së:

Gazimestan, Prishtinë 28.06.2021 ─ 15:00. Në hapësirën e monumentit në Gazimestan, një person i dyshuar mashkull shtetas i Malit të Zi ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe është dërguar në stacion të policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.

Veternik, Prishtinë 28.06.2021 ─ 12:00. Gjatë kontrollit të veturave të ndaluara të cilat kanë qenë me tabela të Serbisë dhe personave në të cilat kanë qenë dhe qëllim kishin për të shkuar në Gazimestan janë gjetur dhe konfiskuar armë të ftohta (mprehta) thika dhe boksa te hekurit. Me urdhër të prokurorit kujdestar janë intervistuar gjashtë te dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë dhe ndaj tyre janë  iniciuar raste te veçanta për secilin të cilat kalojnë në procedurë të rregullt.

Magjistralja Mitrovicë-Prishtinë 28.06.2021 ─ 13:10. Është ndaluar vetura me targa të huaja të cilën e drejtonte e dyshuara femër serbe shtetase e Serbisë dhe gjatë kontrollit në çantën e saj është gjetur dhe konfiskuar një sprej si dhe disa maica me mbishkrime serbe. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.

Lajmi kryesor/ ‘Kujtojmë martirët e shenjtë serbë’/ Postimi i Richard Grenell “ndez” rrjetin, reagime në Kosovë e Shqipëri. Diplomati përplaset me ish-ambasadoren: Ju ofendoheni shumë lehtë!

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora festa e vidovdanit festa e vidovdanit

Sondazh

Poll

Bota 29 Qershor 2021, 07:12

Antarktida në prag të katastrofës klimatike

Kur ‘Traktati i Antarktidës’ hyri në fuqi 60 vite më parë, nënshkruesit e tij nuk e kishin dhe aq të qartë se sa sukses do të kishte ai. Udhëheqësit botër...

Bota 29 Qershor 2021, 06:43

Punë e pasigurtë në shkencë

“Silke, 49 vjeç, studiuese e letërsisë, ka bllokuar sistemin në gjysmë vendi të përhershëm pune që nga tetori. Përndryshe, pas 20 vitesh studimesh,...