Bota

Shkon në 11 numri i viktimave në Miami/ Ekipet e kërkim-shpëtimit shpresojnë për mrekulli, 150 persona ende nën rrënoja

29 Qershor 2021, 08:23 Nga DOSJA
Shkon në 11 numri i viktimave në Miami/ Ekipet e

MIAMI-Ndërtesa 12 katëshe e shembur prej 6 ditësh në SHBA ka shkaktuar 11 viktima deri tani dhe 150 persona janë të zhdukur. Sipas mediave të huaja, punëtorët e kërkim-shpëtimit shpresojnë për një mrekulli pasi mundësitë për t’i gjetur gjallë janë shumë të pakta.

Kryetarja e bashkisë së Miamit ka folur për mediat ku ka thënë se do të punohet pa pushim derisa të arrihen të zbulohen të gjitha viktimat e humbura, duke përdorur të gjitha mjetet e nevojshmepër kërkim.

“Ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë pa pushim, deri sa të arrijmë ta mbyllim të plotë kërkimin tone. Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon. Për të gjetur të mbijetuarit e tjerë, forcat e kërkim-shpëtimit po përdorin qen të trajnuar, gjithashtu edhe 30 zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.”-i tha medias kryetarja e bashkisë së Miami-Dade Daniella Levine Cava

Ndërtesa u shemb në mbrëmjen e 23 qershorit, ndërkohë që nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e shembjes së ndërtesës. Fillimisht u lajmërua vetëm për një viktimë më pas numri u rrit pasi ekiper e kërkimit gjetën persona të tjerë pa jetë nën rrënoja. Ndërtesa e Champlain Towers South përmbante 136 apartamente dhe 55 prej tyre u shembën të enjten duke lënë pas një grumbull të madh rrënojash.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota miami shembet pallati 12 katesh ne shba shembja e nderteses ne miami miami shembet pallati 12 katesh ne shba shembja e nderteses ne miami

Sondazh

Poll

Bota 29 Qershor 2021, 07:12

Antarktida në prag të katastrofës klimatike

Kur ‘Traktati i Antarktidës’ hyri në fuqi 60 vite më parë, nënshkruesit e tij nuk e kishin dhe aq të qartë se sa sukses do të kishte ai. Udhëheqësit botër...