Bota

Maqedonia e Veriut, Zaev premton qeveri të re, do ndërrohet pothuajse gjysma e kabinetit

27 Maj 2019, 08:06 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut, Zaev premton qeveri të re, do ndërrohet pothuajse

MAQEDONIA E VERIUT- Më shumë se 1/3 e kabinetit qeveritar në Maqedoninë e Veriut do ët ndërrohet. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit në fjalë, Zoran Zaev, pas mbledhjes së Këshillit Qendror të partisë së tij Social-Demokrate, në të cilën shkarkoi gjashtë nënkryetarët e partisë dhe organet tjera partiake.

“Do të ketë ndryshime në postet ministrore. Do të ndërrohen më shumë se një e treta e ministrave, që nënkupton qeveri të re. Do të ketë ndryshime edhe në pozicionet tjera në qeveri. Çdokund ku është regjistruar arrogancë dhe mungesë të rezultateve do të ketë ndryshime,”- mësohet të jetë shprehur Zaev sipas REL.

Gjithçka nisi për shkak të rezultatit jo të mirë në zgjedhjeve presidenciale. Partia e tij arriti të fitonte në 21 prill me një diferencë prej vetëm 5 mijë votash kundrejt VMRO-DPMNE-së, partisë opozitare e cila në zgjedhje mori pjesë e vetme.

Në muajin qershor pritet të fillojnë ndryshimet në qeveri.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut nderrimi i qeverise ne maqedonin e veroi zoran zaev maqedonia e veriut nderrimi i qeverise ne maqedonin e veroi zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 27 Maj 2019, 05:50

Ç’po ndodh me zgjedhjet në Evropë?

Nga rezultatet e deritashme për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në turin e parë, nuk ka asnjë mazhorancë.Vihet re që  partitë popullore të qendrës së djathtë  ...