Situata kaotike me mbeturinat, reagon kryetarja e Bashkisë së Durrësit: Po bëjmë çdo gjë për zgjidhjen e problemit
28 Qershor 2021, 10:23Nga DOSJA
DURRËS– Pas situatës kaotike me mbeturinat në Durrës, ka reaguar për herë të parë kryetarja e kësaj bashkie, Emirjana Sako.
Gjatë mbledhjes me Këshillin Bashkiak të Durrësit, ajo është shprehur se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje. Sako ka deklaruar se do të përdoret çdo mjet teknik dhe ligjor për evadimin e mbeturinave që rrezikojnë turizmin.
Reagimi i kryebashkiakes vjen pasi, prej ditësh, plehrat në Durrës ende po dekompozohenmbi trotuare dhe brenda kazanëve nën temperatura përvëluese, ndërsa e njëjta situatë ka përfshirë edhe periferinë e qytetit bregdetar. Plehrat janë hedhur nga Bashkia anës rrugëve nëpër fshatra, ku temperaturat e larta rëndojnë situatën, duke shtuar erën e rëndë të mbetjeve. Situata është problematike prej ditësh, teksa jemi në ‘zemër’ të sezonit turistik.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar dhënien e 55 mijë m2 tokë në Hamallaj, lajm që u botua disa ditë më parë në Dosja.al, ku qeveria i ka dhënë dy komp...
TIRANË– Ministri i Brendshëm ka sqaruar vendimin e Këshillit të Ministrave për të marrë në mbortje me Gardën e Republikës, ambasadorin e Bashkimit Europian...