Politike

Bledi Çuçi për situatën me plehrat në Durrës: Është përtej përgjegjësisë së ministrit

28 Qershor 2021, 10:25 Nga DOSJA
Bledi Çuçi për situatën me plehrat në Durrës:

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nuk la pa përmendur edhe situatën e rëndë në të cilët ndodhet Bashkia e Durrëasit lidhur me mbeturinat të cilat kanë zaptuar vendin.

Gjatë konferencës së sotme për mediat, Çuçi tha se e ka ndjekur situatën dhe se këto 2 ditë do të marrë një zgjidhje, por se problematika do të ekzistojë deri sa të bëhet një landfill model dhe në qytetin e Durrësit. Ai shtoi se përgjegjësia është përtej ministrit të Brendshëm.


Në lidhje me çështjen e depozitimit të mbeturinave, është një problem që në fakt ka ekzistuar dhe më përpara dhe agravohet vazhdimisht, sidomos për zonën e Durrësit, deri sa të bëhet një landfill model dhe aty. Unë e kam ndjekur situatën, edhe me kryetaren e bashkisë dhe është gjetur një zgjidhje për t’i çuar diku tjetër ato gjithë pjesën e mbeturinave të Durrësit. Besoj se këto 2 ditë do marrë një zgjidhje të shpejtë se ku do të depozitohen mbeturinat e Durrësit. Duhet të dini që kjo është një përgjegjësi përtej ministrit të Brendshëm, por disa institucioneve.  Kam lehtësuar qarkullimin e mjeteve të rënda përtej qarkut të Durrësit për të mos pasur atë akumulim të mbeturinave”, tha ai.

Reagimi i ministrit vjen pasi, prej ditësh, plehrat në Durrës ende po dekompozohen mbi trotuare dhe brenda kazanëve nën temperatura përvëluese, ndërsa e njëjta situatë ka përfshirë edhe periferinë e qytetit bregdetar. Plehrat janë hedhur nga Bashkia anës rrugëve nëpër fshatra, ku temperaturat e larta rëndojnë situatën, duke shtuar erën e rëndë të mbetjeve.  Situata është problematike prej ditësh, teksa jemi në ‘zemër’ të sezonit turistik.

LAJMI KRYESOR: Vrasjet dhe aksidentet, Çuçi ‘drejton gishtin’ nga prokurorët e gjyqtarët: Po lirojnë kriminelët, unë s’kam përgjegjësi morale! Brenda javës lëvizje në Polici. Shtatori si ministër? Do kemi raste

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi konferenca e cucit 28 qershor 2021 plehrat ne durres bledi çuçi konferenca e cucit 28 qershor 2021 plehrat ne durres

Sondazh

Poll