Aktualitet

E RËNDË! Vdes në aksident 30-vjeçari nga Bulqiza

29 Qershor 2021, 05:26 Nga DOSJA
E RËNDË! Vdes në aksident 30-vjeçari nga Bulqiza

BULQIZË– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Ballejë-Krastë, ku si pasojë e daljes së mjetit tip ”Mitsubish” nga rruga, ka humbur jetën drejtuesi 30-vjeçar. I riu me inicialet D.GJ, ka humbur jetën në vendngjarje. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti me pasoja tragjike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 29.06.2021, në orët e para të mëngjesit shtetasi D. GJ., 30 vjeç, banues Krastë Martanesh, duke drejtuar automjetin tip ‘Mitsubish’ në aksin rural Ballejë-Krastë ka humbur kontrolin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Aksidentet rrugore kanë ‘pushtuar’ vendin në muajt e fundit. Më tragjiku ishte ai i 25 qershorit në aksin rrugor Fier-Vlorë, i cili i mori jetën 4 anëtarëve të familjes Gushi.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne bulqize aksident ne bulqize

Sondazh

Poll