Bota

Ç’po ndodh me zgjedhjet në Evropë?

27 Maj 2019, 05:50 Nga DOSJA
Ç’po ndodh me zgjedhjet në Evropë?

Nga rezultatet e deritashme për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në turin e parë, nuk ka asnjë mazhorancë.

Vihet re që  partitë popullore të qendrës së djathtë  me sa duket e kanë humbur mazhorancën që kishin në Parlament, por vazhdojnë të jenë grupi me më shumë.deputetë.

Rritje të ndjeshme kanë bërë partitë e ekstrimit të djathtë.

Partitë tradicionale kanë humbur terren të ndjeshëm sidomos e majta është në rënie të lirë. Në shumë shtete kanë dalë forcë e tretë ekologjistët dhe të gjelbrit që e klasifikojnë veten  si parti centriste proevropiane.

Në Francë forcë e parë ka dalë ekstremi i djathtë i Le Pen, në Hungari ka fituar thellë Viktor Orban, Salvini në Itali gjithashtu në Greqi  Neo Dhemokratia e Mitsotakis e qendrës së djathtë.

Cila do jetë e ardhmja e Evropës së Bashkuar?

Këtë askush nuk mund ta thotë akoma, megjithëse në total partitë proevropiane kanë fituar shumicën.

Veçse një gjë është e sigurt. Evropa e nesërme nuk do të jetë e njëjtë me atë  të së sotmes.

Të presim rezultatet përfundimtare dhe të shikojmë se çfarë do ndodhë.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cpo ndodh me zgjehdjet ne be europe zgjedhjet ne parlamentin europian cpo ndodh me zgjehdjet ne be europe zgjedhjet ne parlamentin europian

Sondazh

Poll