Aktualitet

Akuzat e forta të ministrit Çuçi, Gjykata e Fierit flet për lirimin e Indrit Hoxhajt që hodhi armën kur pa RENEA-n: Piro S

28 Qershor 2021, 14:23 Nga DOSJA
Akuzat e forta të ministrit Çuçi, Gjykata e Fierit flet

FIER- Gjykata e Fierit ka reaguar pas akuzave të forta të ministrit Bledi Çuçi, i cili në deklaratën e sotme për mediat, shënjestroi gjyqtarë dhe prokurorë me emra, duke i fajësuar për lirimin e personave me precedentë penalë.

Në reagimin zyrtar, Gjykata e Fierit ka sqaruar se gjyqtari Piro Sota në Fier, një nga personat që u përmend nga Çuçi ka miratuar pretencën e prokurorit, për Indrit Hoxhaj (Kuçi), i cili u vu në pranga pasi sapo pa RENEA-n, hodhi armën nga dritarja e makinës, ngjarje e ndodhur më 16 qershor të këtij viti.

Sipas Gjykatës, Prokurori Erind Reovica ka kërkuar që të caktohet masa e arrestit në shtëpi për Hoxhajn dhe që ky i fundit të lirohej nga qelia. Ndërsa gjyqtari Piro Sota në përfundim të gjykimit ka vendosur këtë masë sigurie.

REAGIMI I GJYKATËS SË FIERIT

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier u njoh me deklaratat publike të Ministrit të Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, ku ndër të tjera është përmendur edhe vendimmarrja e gjyqtarit Piro Sota, në lidhje me shqyrtimin e një kërkese penale, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit”.
– Ministri i Brendshëm Z. Çuçi deklaroi se: “Por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi të pandehurit, megjithëse minimumi i dënimit për këto vepra penale është 3 vjet heqje lirie.

Ju informojmë se: “Në datën 17/06/2021, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, është zhvilluar seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës penale me Nr. 60610-01514-62-2021 (912) Regj.Them., datë 16.06.2021 Regjistrimi, me palë kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e përfaqësuar nga Prokurori Erind Reovica, me objekt: “Vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit, për personin nën hetim I.H. (K.)”, i arrestuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga Neni 278/1 të Kodit Penal”. – Prokurori Erind Reovica ka kërkuar: Të vleftësohet i ligjshëm arrestimi në flagrance ndaj personit nën hetim I.H. (K.) dhe të caktohet si masë sigurimi ndaj tij ajo e “arrestit në shtëpi” parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale. – Gjyqtari Piro Sota në përfundim të gjykimit ka vendosur:
1-Te vleftesoje te ligjshem arrestimin ne flagrance te personit në hetim I.H. (K.), te dt.15.06.2021 ora 22:00.
2-Te caktoje si mase sigurimi ndaj personit në hetim I.H. (K.) ate te ”arresti ne shtepi”, te parashikuar nga neni 237 te K.Pr. Penal.
3-Urdhërohet personi në hetim I.H. (K.) të mos largohet nga banesa e tij ne lagjen (…….) , njësia administrative Dërmenas, bashkia Fier, pa leje të organit procedues.
4-Urdhërohet policia gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Fier për zbatimin e masës së sigurimit të arrestit në shtëpi.
5-Kundër këtij vendimi lejohet apel në gjykatën e Apelit Vlorë brënda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit.

Në vendimin e tij, gjyqtari Piro Sota ka arsyetuar ndër të tjera se: “Përsa i përket masës konkrete të sigurimit që do të caktojë ndaj të arrestuarit I.H. (K.), gjykata lidhur me kërkimin e prokurorit për të caktuar ndaj tij atë të “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.P, ka parasysh zbatimin e pikës 3 të nenit 244 të K.Pr.Penale”, në të cilën parashikohet shprehimisht që: “Gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori”. Veprimtaria e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nuk mund të shkojë përtej asaj çfarë është parashikuar në ligj. Duke Ju falenduar paraprakisht dhe duke Ju uruar punë të mbarë!

Sot, Çuçi foli në lidhje me ngjarjet kriminale në vend dhe akuzoi disa prokurorë dhe gjyqtarë për lehtësim të masave për persona të përfshirë në krime. Çuçi tha sot se sipas tij, fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi të pandehurit, megjithëse minimumi i dënimit për vepra penale për të cilat akuzoheshin ishin 3 vjet heqje lirie.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledi çuçi gjykata e fierit konferenca e cucit 28 qershor 2021 bledi çuçi gjykata e fierit konferenca e cucit 28 qershor 2021

Sondazh

Poll