Aktualitet

‘Seç e veshi e ëma dhandër për këtë ditë, e martoi me plumba!’ Mësuesja e Musaenit rrëqeth me poezinë për të ndj

28 Qershor 2021, 14:50 Nga DOSJA
‘Seç e veshi e ëma dhandër për këtë

SHKODËR– Mësuesja e gjimnazit të Musaenit, Valdete Gjyrezi ka ndarë në rrjetet sociale foto me adoleshentin nga mbrëmja e maturës. Musaeni, i veshur me këmishë ngjyrë gri shihet i lumtur përkrah dy mësueseve të tij.

E shokuar nga ngjarja, e teksa i shpreh ngushëllimet familjes, ka shkruar dhe një elegji për të ndjerin.

POEZIA:

Musaeni yne

Sec e veshi e ema

Dhander per kte dite

Le te gzoje i shkreti

Ti bashkohet shoqerise

Se ndau per mje bluze

As per nje kollare

Ishte veshur bukur

Lezet per ta pare

Ja kishin dhuruar

Te gzohej jetimi

Gzoi e vallzoi

Deri ne 11

Se neser fillonte

Pune si kamarjer

Gezimi tij i pare

Sa te merrte rrogen

Nenes ai me vrap

Doren do ja shendonte

Por kur gzon fukarai

Kur u ba zein

E martoi me plumba

Kostumi i mbet i ri

Nuk e besun shoket

Nuk e besoi shkolla

Musaeni mire

Qe nuk tremb as “sorra”

Ah mor Musaen

Sa zemra trishtove

Kalove pandemin

E plumbin se mashtrove

Nuk ishte faji jot

Ishte fati zi

S’te ndihmoi drejtesia

Por te bani kurban

Dhe kjo asht padrejtsi

Qofsh i xhenetit biri yne,

Ti o djal i ri

“Jam e shokuar.. Nga mbramja e matures ne diten ma te kobshme te tij Ishte jetim, i varfer pa celular por shum social, i dashtun me te tan Qofte i xhenetit Ngushellime familjes”,shkruan mësuesja e tij në rrjete sociale.

Kush ishte Musaen Zeneli?

Musaen Zeneli, viktima më e pafajshme që mbeti i vdekur në masakrën e Velipojës, vinte nga një familje e varfër. I riu e kishte humbur të atin para disa vitesh dhe kishte mbetur vetëm me të ëmën e të vëllanë, Erdisin. Enver Zeneli isht mbytur në lumin Drin. Musaen Zeneli jetonte në Bahçallak dhe këtë verë kishte vendosur të punonte për të ndihmuar familjen e tij. Edhe pse i sëmurë, Musaen Zeneli gjeti punë si kamarier në hotelin Gocaj, pronarëve të të cilit u kishte treguar se kishte edhe aftësi për të gatuar.

Por, një natë më parë, 20-vjeçari teksa sapo kishte mbyllur ditën e tij të parë të punës, u hapi derën mysafirëve të paftuar në hotelin Gocaj dhe familja Ferracaku hyri brenda me armë. Më shumë se dhjetë burra nisën të përlesheshin me njëri-tjetrin duke bërë ‘kasaphanë’ në oborrin e hotelit dhe një prej plumbave ra në zemrën e Zenelit, e cila pushoi brenda pak sekondave.

Në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë të vjetra, ndërsa nëna e tij tashmë nuk ka mundësi që të përballojë as shpenzimet e funeralit të djalit të saj që shënoi humbjen e dytë në familje. Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe nuk dihet nëse Bashkia apo dikush jetër do t’i zgjasë dorën kësaj familjeje për të përcjellë Zenelin për në banesën e fundit.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet musaen zeneli musaen zeneli

Sondazh

Poll