Aktualitet

Zjarri në malin e Tomorrit, përshkallëzohet situata, kërkohet ndihmë nga ajri, banorët dhe zjarrfikësit ndërhyjnë me lo

28 Qershor 2021, 15:23 Nga DOSJA
Zjarri në malin e Tomorrit, përshkallëzohet situata,

BERAT– Situata me zjarrin në malin e Tomorrit është përshkallëzuar dhe ka marrë përmasa të mëdha këtë pasdite. Era që fryn, bimësia e thatë dhe temperaturat e larta kanë bërë që zjarri të përplarojë dhe të zgjerojë hapësirën që djeg.

Punonjës së mbrojtes së zonave të gjelbëruara si dhe shërbime zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por terrezi i thyer i pengon. Për këtë gjë është kërkuar dhe ndihmë nga ajri.

Zjarri ka nisur që në mëngjesin e sotëm, teksa një kurorë me pisha në Malin e Tomorrit u përfshi nga flakët. Zjarri ka nisur në pyllin e fshatit Lybeshë të Poliçanit dhe rrezikohet gjithë Mali i Tomorit.

Për këtë ngjarje reagoi edhe Presidenti Ilir Meta. Meta shkruan në një status në Facebook se po ndjek me shqetësim situatën, ndërsa thekson se indiferentizmi në mosreagim operacional është shpërdorim detyre me përgjegjësi ligjore. Kreu i shtetit u ka bërë thirrje autoritetet vendore dhe qendrore të mos qëndrojnë indiferentë dhe as të humbasin më kohë, në marrjen e masave të menjëhershme.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bie zjarr ne malin e tomorrit bie zjarr ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll