Bota

28 Qershor 2021, 16:49 Nga DOSJA

KOSOVË– Një shqiptar nga Kosova ka falenderuar policinë që i ka hequr lejen e drejtimit të makinës dhe që e ka gjobitur pas shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Në një video që ka publikuar në rrjetet soiale, qytetari dëgjohet të thotë se policia, me këtë veprim e ka ndihmuar të ndërgjegjësohet për shkeljet e kryera.

Ndër të tjera, qytetari u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të udhëtijnë me kujdes dhe kërkon që efektivët e policisë rrugore të mos tolerojnë askënd.

“Falenderim special për Policinë e Kosovës. Ju faleminderit që më gjobitët me 300 euro për shkak shpejtësie. Ju faleminderit që më hoqët patentën për 3 muaj, shkaku i shpejtësisë. Ju faleminderit që më hoqët 3 pikë në patentë, shkaku i shpejtësisë. Kjo është një vetëndërgjegjësim për mua dhe për shoferët. Ju lutem mos vozisni me shpejtësi të panevojshme dhe kini kujdes sepse shkaku i shpejtësisë së pakontrolluar po ndodhin aksidente, siç e kemi rastin në Shqipëri, në Vlorë, ku u shua një familje. Është vetëm një mesazh: Ju lutem kini kujdes. Faleminderit policia dhe mos toleroni askënd. Ky është nje mesazh falenderimi për Policinë e Kosovës, për njësitin e trafikut. Ju faleminderit shumë që më mbushët mendjen,”- thotë qytetari.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora qytetari nga kosova qytetari nga kosova

Sondazh

Poll

Bota 28 Qershor 2021, 12:42

ITALI– Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nxiti një aleancë me 83 anëtarë kundër Shtetit Islamik për të rritur përqendrimin e saj në operacionet...