Bota

Zaev: Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE-në mund të merren në dhjetor 

28 Qershor 2021, 16:04 Nga DOSJA
Zaev: Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe

MAQEEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka deklaruar se nuk shpreson që në tetor të hapen negociatat me Shqipërinë si dhe Maqedoninë e Veruit. Ina.mk shkruan se sipas Zaev vendimi për hapjen e negociatave mund të merret në dhjetor.

“Nuk do të pres tetorin sepse çdo vit në fund të presidencës sillen vendimet. Në qershor nuk kishim, vendimi tjetër është në dhjetor edhe pse në tetor është Samiti për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së. Por nuk pres sepse jemi djegur disa herë unë dhe populli maqedonas, “tha Zaev.

Më tei ai gjithashtu shtoi se me Bullgarinë nuk do të negociohet për gjuhën dhe as për identitetin maqedonas.

“U vërtetua se nuk bëjmë negociata për gjuhën dhe identitetin maqedonas. U kumtua edhe nga pala bullgare dhe është pjesë e kornizës negociuse. Aty shkruan se përkthimi i legjislacionit të BE-së do të jetë në gjuhën maqedonase dhe pikë. Kjo ishte shumë me rëndësi për ne”, theksoi Zoran Zaev.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni hapja e negociatave per maqedonine e veriut zoran zaev hapja e negociatave per maqedonine e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 28 Qershor 2021, 12:42

ITALI– Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nxiti një aleancë me 83 anëtarë kundër Shtetit Islamik për të rritur përqendrimin e saj në operacionet...