Bota

‘Më fal, unë e bëra’/ Pyetja që e ‘çarmatosi’ Babis, si u dorëzua vrasësi i Caroline: Pra, çfarë tjetër?

28 Qershor 2021, 15:16 Nga DOSJA
‘Më fal, unë e bëra’/ Pyetja që e

GREQI– Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj pilot, Babis Anagnostopulos, në 11 maj në shtëpinë e tyre në periferi të Athinës.

Oficerët e policisë, ndërtuan një marrëdhënie besimi me Babis, ndërsa në krahun tjetër Laboratorët e Mjekësisë Ligjore po punonin me shpejtësi për të mbyllur çështjen dhe për ta detyruar vrasësin të rrëfehej.

Por si u arrit deri në pikën që vrasësi i lodhur nga seancat e gjata të pyetjeve u vendos me shpatulla pas murit?

“Pra, Babis, çfarë tjetër? Përsëriti hetuesi në momentin kritik të dialogut të tyre. I mbërthyer, piloti i helikopterëve privatë, Babis Anagnostopulos, pastaj i vendosi duart mbi tryezë dhe u tha.

“Më vjen keq, më fal, unë e bëra atë” , tha ai duke u “çarmatosur”.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos babis anagnostopoulos

Sondazh

Poll

Bota 28 Qershor 2021, 12:42

ITALI– Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nxiti një aleancë me 83 anëtarë kundër Shtetit Islamik për të rritur përqendrimin e saj në operacionet...