Bota

E frikshme në Londër, zjarri përfshin një stacion hekurudhor, 1 person i lënduar

28 Qershor 2021, 15:29 Nga DOSJA
E frikshme në Londër, zjarri përfshin një stacion

ANGLI- Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme një stacion hekurudhor në Londër. BBC shkruan se rreth 100 zjarrfikës janë përtfshirë në fikjen e zjarrit në stacionin e Elephant dhe Castle.

Deri tani është bërë e ditur se një burrë ka marrë lëndime ndërkohë që banorët e zonës kanë bërë me dije se në këtë zonë ku ka rënë zjarri, janë dëgjuar disa shpërthime. Brigada e Zjarrit të Londrës (LFB) tha se tre njësi tregtare kishin marrë flakë së bashku me gjashtë makina dhe një kuti telefonike.

Njerëzit që jetojnë në zonë janë paralajmëruar të mbajnë dyert dhe dritaret të mbyllura dhe të gjitha trenat janë ndaluar të kalojnë nëpër stacionin Elephant dhe Castle.

Sara Scarpa, e cila jeton në një ndërtesë afër me vendin e ngjarjes tha: Ne hapëm dritaren për një sekondë pasi dëgjuam njerëz duke bërtitur. Tymi shtohej, dëgjuam një tjetër shpërthim.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota elephant dhe castle sara scarpa zjarr ne londer elephant dhe castle sara scarpa zjarr ne londer

Sondazh

Poll

Bota 28 Qershor 2021, 12:42

ITALI– Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nxiti një aleancë me 83 anëtarë kundër Shtetit Islamik për të rritur përqendrimin e saj në operacionet...