Bota

Sërish shifra pozitive në Kosovë! 0 viktima nga Covid, 4 raste pozitive me virus

28 Qershor 2021, 13:50 Nga DOSJA
Sërish shifra pozitive në Kosovë! 0 viktima nga Covid, 4 raste

KOSOVË–Ministria e Shëndetësisë së Kosovë ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemike për 24 orët e fundit, ku kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 5 pacientë të prekur me Covid-19, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHKP:

28 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: -Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.365 doza të vaksinës kundër COVID-19. -Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160.410 doza të vaksinës. -Deri më sot 32.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. -Nga 1.386 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. -Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. -Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.315. -Në total numri i rasteve aktive është 170.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 28 Qershor 2021, 12:42

ITALI– Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nxiti një aleancë me 83 anëtarë kundër Shtetit Islamik për të rritur përqendrimin e saj në operacionet...