‘Djali i Anilës dhe të ndjerit…’/ U vra ditën e parë të punës, përcillet për në banesën e fundit Musaen Zenelin
28 Qershor 2021, 13:41Nga DOSJA
SHKODËR– Gjatë ditës së sotme u përcoll për në banesën e fundit 20-vjeçari Musaen Zeneli i cili humbi jetën në ditën e parë të punës si kamarier në Velipojë. Familjarët dhe jo vetëm mes lotësh dhe trishtimi i dhanë lamtumirën e fundit të riut Musaen i cili sapo kishte filluar të punonte dhe të ndihmonte familjen, pasi nuk e kishte babain.
Fotoja e lajmërimit të ceremonisë mortore të adoleshentit është publikuar në media. Në të shkruhet se Zeneli ishte djali i Anilës dhe i të ndjerit Enver Zenelit.
I riu humbi jetën tragjikisht pas një përplasje me armë që ndodhi mes dy familjeve Gocaj dhe Ferracaku për çadrat dhe shezllonët në plazh. Dita e parë e punës u bë dhe dita e fundit për Musaenin i cili kishte vendosur të bënte një punë të ndershme, por që nga kjo punë humbi jetën.
TIRANË-Bashkia e Tiranës rikthen në treg abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik. Shitja e aboneve të përgjithshme do...
TIRANË– Disa persona kanë përfunduar në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë. Shkak është bërë shpejtësia e madhe dhe drejtimi i mjetit pa leje...
LEZHË– Një fëmijë 4-vjeçar ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Shëngjinit. Fëmija me iniciale E.K nga Kosova është arritur të nxirret nga uji dhe ës...
Nëna e Myzerim Zeneli e përcolli djalin të shtunën në mëngjes në punën e tij të re, për mos ta parë më kurrë.Myzerimi mbeti i pajetë nga breshëria e plumbave mi...
VLORË– Ditën e sotme Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar në Radhimë, ku pritet të dhemben me dhjetëra objekte pa leje.Në li...
Myzerim Zeneli humbi jetën mesnatën e 27 qershorit, pas sherrit për hapësirën e rërës në plazhin e Velipojës.Për 20-vjeçarin ishte dita e parë e punës. N...