Aktualitet

Aksident në Kukës/ Makina përplas një biçikletë, lë të plagosur një 9-vjeçar

28 Qershor 2021, 12:26 Nga DOSJA
Aksident në Kukës/ Makina përplas një biçikletë,

KUKËS–Një aksident ka ndodhur në Kukës ditën e sotme ku një 9-vjeçar ka mbetur i palgosur si pasojë e përplasjes së një makine ‘Audi me një biçikletë.

I mituri me iniciale I.S ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar për mjekim në spitalin Rajonal të Kukësit ndërsa ndrejtuesi i mjetit më iniciale B.C është shoqëruar nga policia në DVP Kukës.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak. Në aksin rrugor Shote Galica – Drini i Bardhë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. C. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi i mitur me iniciale I. S., rreth 9 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta i mituri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. C. është shoqëruar në DVP Kukës, ku po kryhen veprimet hetimore.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kukes aksidentohet i mituri ne kukes aksident ne kukes aksidentohet i mituri ne kukes

Sondazh

Poll