Aktualitet

Shembja e objekteve pa leje, IKMT kryen ndërhyrje në vijën bregdetare të Radhimës

28 Qershor 2021, 12:43 Nga DOSJA
Shembja e objekteve pa leje, IKMT kryen ndërhyrje në vijën

VLORË– Ditën e sotme Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar në Radhimë, ku pritet të dhemben me dhjetëra objekte pa leje.

Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i IKMT në Vlorë, Simbol Pazaj. Ai është shprehur se do të verifikohen dokumentat për secilin objekt, para se të nisë shembja.


‘Nuk ka rinisur është në vazhdim. nuk mund të jam një numër të saktë të objekteve që do të prishen, pasi mund të ketë ndryshuar statusi i pronës. Do të shikojmë hap pas hapi dhe rast pas rasti, po shemben disa shtesa apo objekte të vogla pa leje, por do të vazhdoje edhe në ‘beach bare’ dhe hotele. Aksioni nuk është periodik por do të jetë gjatë gjithë kohës. Po përpiqemi të gjejmë edhe gjuhën me subjektet të cilët janë të ndërgjegjshëm për t’i prishur vetë. Situata ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur probleme.’- tha Pezaj.

Prej disa ditësh vijon prishja e ndërimeve pa leje në vijën bregdetare. IKMT ka dorëzuar dhe disa shkresa njoftime, duke lënë afat për boshatisjen e objekteve dhe në prishjen e tyre.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ikmt ne radhime ikmt ne radhime

Sondazh

Poll