Aktualitet

Me logon e Kuvendit të Shqipërisë të stampuar në xham! Shoferi fluturon me “Benz” në autostradë, filmon parakalimet e

28 Qershor 2021, 13:29 Nga DOSJA
Me logon e Kuvendit të Shqipërisë të stampuar në xham!

TIRANË– Pavarësisht aksidenteve të rënda që po përgjakin rrugët çdo ditë, ka ende drejtues mjetesh që para adrenalinës dhe shpejtësisë në rrugë, nuk llogarisin as ‘kokën e tyre’. Dosja.al ju sjell një video të filmuar në një nga autostradat në vendin tonë. Mjeti i llojit ‘Benz” me një drejtues të gjinisë mashkullore ‘fluturon’ në rrugë sikur të ishte në një pistë garash.

Siç vihet re dhe në pamje, makina në shumë raste rrezikon që të përplaset me mjetet që i vijnë përballë, por as kjo gjë nuk e bën që të ulë shpejtësinë apo që të mos filmojë më veten në timon.

Në xhamin e parmë të kësaj makine shihet dhe logoja e Kuvendit të Shqipërisë, gjë që tregon se ky shkelës mund edhe të jetë pjesë e ekipit të ligjvënësve në vend, por sërish nuk ka dëshirë ta zbatojë atë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shoferi me logon e kuvendit shoferi me logon e kuvendit

Sondazh

Poll