Aktualitet

Pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, arrestohen disa persona në Tiranë

28 Qershor 2021, 12:59 Nga DOSJA
Pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, arrestohen disa persona

TIRANË– Disa persona kanë përfunduar në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë. Shkak është bërë shpejtësia e madhe dhe drejtimi i mjetit pa leje.

NJOFTIMI:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:Q. L., 22 vjeç, R. K., 51 vjeç dhe N. H., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; G. N., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; K. M., 38 vjeçe, pasi në Vaqarr, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l, ka aksidentuar mjetin me drejtues S. M. Si pasojë është dëmtuar shtetasi S. M., i cili pasi mori mjekimin, u largua për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane arrestime ne tirane

Sondazh

Poll