Aktualitet

LAJM I MIRË! Protestat bënë efekt, Bashkia e Tiranës tërhiqet: Rikthehen abonetë e përgjithshme nga 1 Korriku

28 Qershor 2021, 13:13 Nga DOSJA
LAJM I MIRË! Protestat bënë efekt, Bashkia e Tiranës

TIRANË-Bashkia e Tiranës rikthen në treg abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik. Shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga 1 korriku, pas një muaji pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin, pasi gjatë muajit qershor Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi më shpejt në kohë procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës. Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studimore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

Aboneja e përgjithshme u hoq për gati një muaj për të gjithë përdoruesit e transportit publik. Pezullimi i abonuese u bë pasi Bashkia kërkonte kohë për të analizuar të dhëna që lidhen pikërisht me këtë transport. Mirëpo nga ana e qytetarëve nuk u prit aspak mirë. Ata u ngritën në protestë për ditë me radhë. Në deklaratat e bëra, qytetarët shpreheshin se do të digjnin urbanët, madje dhe Bashkinë nëse nuk rikthehen abonetë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rikthehet aboneja e pergjithshme rikthehet aboneja e pergjithshme

Sondazh

Poll