Aktualitet

Mori pjesë në ceremoninë mortore të 20-vjeçarit, Myftiu i Shkodrës: Djali ynë, po largohesh nga kjo botë duke shpëtuar

28 Qershor 2021, 12:13 Nga DOSJA
Mori pjesë në ceremoninë mortore të 20-vjeçarit,

SHKODËR– Sot u zhvillua ceremonia mortore e 19-vjeçarit Musaen Zeneli, i cili humbi jetën gjatë përplasjes me familjeve Gocaj e Ferracaku në Velipojë për ndarjen e disa shezlloneve.

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili mori pjesë në xhenazen e të riut jetim tha se se njeriu ka ardhur në këtë botë për ta jetuar jetën e tij të përkohëshme me besim e dinjitet, për të ndërtuar e zhvilluar të mirën, jo për ta konsideruar atë si mallin më të lirë e të pavlerë.

“Allahu të mëshiroftë, djali ynë, që po largohesh nga kjo botë, duke shpëtuar nga propaganda e mjerimi, nga statuset në fb të atyre që po e shkatërrojnë këtë vend e që sot “qajnë” për ty; nga statuset populiste e të pavlera, që vlerësohen më shumë se zemra e djegur e nënës tënde, që nuk do të gjejë më rehati, sa të ketë jetë! Allahu të mëshiroftë e të pranoftë me butësinë e faljen e Tij, e ne na udhëzoftë se shumë larg kemi devijuar rrugën!”, – tha ndër të tjera ai.

Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, zbardhet dëshmia e Hasan Ferracakut: Shkuam për të biseduar por situata doli nga kontrolli! Rrjeti angazhohet për të ndihmuar viktimën e pafajshme

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet myftiu i shkodres myzerim zeneli myftiu i shkodres myzerim zeneli

Sondazh

Poll