‘Po na heqin bukën e gojës’/ Tregtarët ambulantë dalin në protestë në Lezhë: E kemi mallin stok, do paguajmë taksa
28 Qershor 2021, 11:51Nga DOSJA
LEZHË– Tregtarët ambulantë kanë dalë ditën e sotme në protestë në Lezhë. Ata shprehen për ‘Faxweb’ se nuk kanë asnjë burim tjetër të ardhurash dhe se kanë vite që operojnë në treg me këtë biznes.
“Të na caktojnë një vend ku ne të zhvillojmë aktivitetin tonë dhe e mira do ishte të na lënë pa taksa por megjithatë vetëm që ne të vijojmë punën jemi të gatshëm ti paguajmë. Nuk na kanë njoftuar më parë vetëm erdhën forcat e policisë dhe na larguan dhe në asnjë moment nuk i kemi kundërshtuar forcat e policisë. Ne nuk na njeh askush dhe skemi cfarë bëjmë apo ku të drejtohemi. E kemi marrë mallin dhe do e hedhim sepse na e kanë lënë punën në mes dhe është i vetmi burim të ardhurash ky biznes që operojmë, shteti do të na heqë bukën e gojës”- shprehet një nga tregtarët ambulantë.
“Kam më shumë se 12 vite që operoj përgjatë bregdetit, ne jemi të paligjshëm por skemi cfarë bëjmëUnë nuk mund të dhunoj punonjësit por ama mos të vijë një tregtar nga Saranda edhe të konkurrojë pa taksë sepse duhet të jemi të gjithë të barabartë. Në cdo vend të botës ka ambulantë, të vijnë të punojnë por të jenë taksapagues të rregullt si ne.Une spo dal të zaptoj plazhin por vetëm kërkoj të punoj vetë sepse e kam mallin stok në magazine dhe kam bërë shumë shpenzime”-tha një tjetër tregtar ambulant.
Një zonjë e cila punonte prej 6 vitesh me këtë biznes tha se shteti duhet të marrë masa që të mos ketë përplasje me policinë dhe njëri tjetrin dhe secili të punojë në hapësirën e tij.
“Vlera më e madhe e produkteve që shesim është 1 mijë lekë të vjetra, ne nuk abuzojmë me çmimet”-përfundoi tregtarja.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Edhe pse koha nuk mund të kthehet pas për Musaen Zenelin, 20 vjeçarin e pafat që mori plumbin në zemër ndërkohë familja Ferracaku dhe ajo G...
TIRANË– Babai i Silvana Gushit, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat, ka paralajmëruar protestë.Në një intervi...
Ajo që mund të konsiderohej si një ditë gëzimi, rezultoi një tragjedi e vërtetë për familjen Gushi në Vlorë.Një familje e tërë, prej katër anëtarësh, 2 prej të ...
TIRANË– Aeroporti ndërkombëtar i Nënë Terezës ka njoftuar se duke nisur që sot të gjithë shtetasit shqiptarë me pasaportë biometrike mund të udhëtojnë drej...
BERAT– Një kurorë me pisha në Malin e Tomorrit është përfshirë nga flakët me përmasa të mëdha. Terreni për të ndërhyrë është i vështirë, ndërsa përhapja e flakë...
TIRANË– Dhoma Amerikane e Tregtisë në Tiranë ka publikuar ditën e sotme “Axhendën e Investimeve 2021”, me 40 rekomandime drejtuar Qeverisë dhe Parlamentit ...
DURRËS– Bashkia e Durrësit, ka deri më 15 korrik kohë që të mendojë se si do të menaxhojë plehrat që kanë pushtuar zonën prej kohësh. Kjo pasi, kompania pr...