Aktualitet

‘Bakshishi i sotëm shkon për Musaenin’, nisma fisnike e kamarierit në Shkodër, thirrje për t’u bashkuar edhe kolegët

28 Qershor 2021, 11:51 Nga DOSJA
‘Bakshishi i sotëm shkon për Musaenin’, nisma fisnike e

SHKODËR– Edhe pse koha nuk mund të kthehet pas për Musaen Zenelin, 20 vjeçarin e pafat që mori plumbin në zemër ndërkohë familja Ferracaku dhe ajo Gocaj përleshej me armë zjarri në Velipojë, e vetmja gjë që mundemi të bëjmë, është të lehtësojmë dhimbjen e familjes, në një mënyrë a një tjetër.

Një nismë fisnike ka ardhur nga një kamarier i Shkodrës, i cili duke ndjerë dhimbjen e humbjes së kolegut të tij të pafajshëm, ka bërë thirrje që të gjithë kamarierët të mbledhin bakshishet e tyre dhe të ndihmojnë familjen e 20-vjeçarit. 

Përshëndetje! Unë jam një kamarier në Shkodër. Marr shkas pas ngjarjes që ndodhi në Shkodër, ku mbeti i vrarë një koleg i yni në plazhin e Velipojës. Ju bëj thirrje të gjithë menaxherëve, kamarierëve, restoranteve, bareve që të bashkohen me nismën time, që bakshishi i sotëm të shkojë për Musaenin. Atë bakshish që ai nuk arriti të realizonte, ta mbledhim ne. Ju pres pranë ambienteve pranë lokalit ku unë punoj, ose numrin e kontaktit që tja japim familjes së djalit


Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pas një konflikti mes dy familjeve për vendin e disa shezlongëve shkaktoi 4 viktima dhe 2 të plagosur. Në vend ndërruan jetë: Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmilind Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte filluar vetëm dy ditë më parë punë si kamerier në hotelin Gocaj për të ndihmuar familjen, të cilën e kishte në gjendje jo të mirë ekonomike. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet musaen zeneli musaen zeneli

Sondazh

Poll