Aksidentet kanë bilanc lufte, Çuçi shfajsohet: S’varen nga ministri të gjithë, kishte dhe në diktaturë (KAPET me gazeta
28 Qershor 2021, 10:03Nga DOSJA
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka komentuar përplasjen që ka pasur me Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, duke ia hedhur fajin magjistratëve për lirimin e personave me pretendentë penalë. (Shiko këtu) Në fjalën e tij, gjithashtu ministri shtoi se nuk ndjente asnjë përgjegjësi morale apo ligjore për aksidentet e ndodhura, duke u justifikuar se të tilla ka pasur edhe në kohën e komunizimit.
PJESË NGA FJALA E PLOTË:
Nuk i them prokurorit dhe gjykatësit që nuk e respektoj vendimin tënd. Por kam të drejtën që të shfaq pakënaqësitë e mia. E kam bërë para se të humbnin jetën 4 persona për një sherr banal. Si çdo qytetar që ka të drejtë, edhe ministri ka të drejtën për të qenë ankues si zë i publikut që unanimisht konsiderohen si të padrejta. Po ju them po të pyesësh shqiptarët sot që një kriminel, kapet me një pistoletë me 6 në krehër dhe një në fole, kodi thotë dënohet njëri me 3 deri në 7 vjet: Sa duhet të dënohet? Të gjithë do të thonë 7 vjet. Ky nuk është gjykim publik, por përceptim se duhet të reflektohet edhe institucionet e pavarura? Si mund ta çosh në shtëpi për të ndenjur rehat në shtëpi, kur ka qenë gati për të vrarë një njeri? Nuk e them dhe nuk do ta dëgjoni ndonjëherë që Policia nuk ka përgjegjësi për ngjarjet e ndodhura. Përgjegjësia morale? Si njeri do të doja mos të kishte vrasje, asnjë aksident. Por është utopi. Nuk kanë ndodhur as në kohën e diktaturët. *flet me gazetarenTi ndoshta je e vogël dhe nuk e mban mend por për t’u bërë shofer dikur, bëhej 9 muaj kurs, sa një universitet. Dhe prapë kishin me pasojë vdekje. Nuk kam përgjegjësi morale për një gjë që është e zakonshme. Ndodh pavarësisht nga ne. Nuk ndjej përgjegjësi, por do më vinte mirë që këtë trend unë ta ruaj. Nuk varen nga ministri të gjitha gjërat.
TIRANË– Ministri i Brendshëm ka sqaruar vendimin e Këshillit të Ministrave për të marrë në mbortje me Gardën e Republikës, ambasadorin e Bashkimit Europian...
DURRËS– Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka reaguar pas situatës së kolapsit me mbeturinat që është krijuar në qytetin e Durr...