Mbeturinat në Durrës, Xhaferraj: Jemi në emergjencë mjedisore, pastrimi qytetit është dështim i qeverisë
28 Qershor 2021, 09:29Nga DOSJA
DURRËS– Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka reaguar pas situatës së kolapsit me mbeturinat që është krijuar në qytetin e Durrësit.
Në një deklaratë para mediave, Xhaferraj tha se e gjithë situata është dështim i qeverisë dhe i gjithë qyteti është kthyer si zona e Porto Romanos.
“Unë do të thoja që mes dështimeve të kësaj qeverie në Durrës, pastrimi i qytetit është dështim i madh. Është dështimi ku bëhet fjalë arroganca, korrupsioni dhe paaftësia. Të gjithë jemi dëshmitarë që tre ditë më parë, u bë bashkë qeverisja qëndrore dhe lokale duke e shpallur Porto Romanen emergjencë mjedisore. Erdhi edhe deputeti më i ri i Durrësit, Edi Rama dhe tha Porto Romanen do e bëjmë ‘Ecopark’. Cfarë shohim sot, i gjithë Durrësi, është bërë si Porto Romano, i gjithë Durrësi është në emergjencë mjedisore”- tha Xhaferraj.
Reagimi i tij vjen pasi, prej ditësh, plehrat në Durrës ende po dekompozohenmbi trotuare dhe brenda kazanëve nën temperatura përvëluese, ndërsa e njëjta situatë ka përfshirë edhe periferinë e qytetit bregdetar. Plehrat janë hedhur nga Bashkia anës rrugëve nëpër fshatra, ku temperaturat e larta rëndojnë situatën, duke shtuar erën e rëndë të mbetjeve. Situata është problematike prej ditësh, teksa jemi në ‘zemër’ të sezonit turistik.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Kryeministri Edi Rama ka pasur mjaft Kritika për socialistët, të cilat i ka shprehur gjatë mbledhjes së asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë. Fa...
TIRANË-Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tashmë e ka kthyer në rutinë që çdo fundjave të ‘qetësohet’ duke u shkëputur nga politika e duke...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish për situatën e rendit dhe sigurisë në vend. Basha shkruan në “Twitter” se e keqja ka plasur kudo dhe s...
Dy vjet pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale 2019 Gjykata Kushtetuese merr vendim për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias.Gjykata Kushtetuese e përligj...
VLORË–Kryeministri Rama paralajmëroi një ristrukturim të punës në Ministrinë e Brendshme pas ngjarjeve të fundit kriminale apo edhe të rendit dhe sigurisë....
VLORË– Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama, brenda asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë është zbardhur për mediat. ‘Faxëeb’ ka mundur që të sigurojë...
VLORË– Asnjë koment në lidhje me masakrën që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë! Kjo u vu re në deklaratën që kryeministri Edi Rama mbajti përball...