Politike

Pezullimi i Vettingut në Polici! Çuçi “lehtëson” punën: Duhet për eprorët, të tjerët s’ka nevojë! I heq nga puna

28 Qershor 2021, 09:55 Nga DOSJA
Pezullimi i Vettingut në Polici! Çuçi

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka paralajmëruar një tjetër mënyrë sesi do të zhvillohet Vettingu në Policinë e Shtetit. Në fjalën e tij, në një konferencë me gazetarët, ai u shpreh se filtrimi do të bëhej vetëm për eprorët e lartë, ndërsa të tjerët do të kontrolloheshin me “sy”.


Kemi marrë një vendim për ta pezulluar. Unë kam një qasje tjetër por në lidhje me drejtuesit e lartë do të mbetet i njëjtë. Ndryshe pastaj në nivelet poshtë. Policia është piramidë, ku e ka të qartë hiearkinë dhe raportin me eprorin. Nuk ke nevojë për Vetting kur unë e shoh se bashkëpunon me krimin e organziuar se unë e heq nga puna direkt. E çoj në ndjekje penale direkt. Duhet ta bëjmë me vetëm me eprorët e lartë. E kam pezulluar procesin derisa të miratojmë një paketë të re. Është proces i vazhdueshëm, nuk është se e bërë njëherë dhe mbaroi,”-tha ai.

LAJMI KRYESOR: Vrasjet dhe aksidentet, Çuçi ‘drejton gishtin’ nga prokurorët e gjyqtarët: Po lirojnë kriminelët, unë s’kam përgjegjësi morale! Brenda javës lëvizje në Polici. Shtatori si ministër? Do kemi raste

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi konferenca e cucit 28 qershor 2021 bledi çuçi konferenca e cucit 28 qershor 2021

Sondazh

Poll