Politike

Vrasjet dhe aksidentet, Çuçi ‘drejton gishtin’ nga prokurorët e gjyqtarët: Po lirojnë kriminelët, unë s’kam përgje

28 Qershor 2021, 08:02 Nga DOSJA
Vrasjet dhe aksidentet, Çuçi ‘drejton gishtin’ nga

TIRANË– 8 persona kanë ndërruar jetë brenda javës që lamë pas, por ministri i Brendshëm Bledi Çuçi nuk ndjen asnjë përgjegjësi morale apo ligjore. Gjatë një konferencë të gjatë me gazetarët, pas ngjarjes së rëndë të masakrës së Velipojës, ministri Çuçi tha se policia ka për detyrë parandalimin e ngjarjeve kriminale, por në rastin konkret nuk ka pasur asnjë denoncim apo informacion se kishte konflikt. Sipas tij, gjyqtarët e prokurorët që akoma nuk e kanë kaluar procesin e Vettingut, po lirojnë nga burgu persona shumë të rrezikshëm.


Çuçi nuk hezitoi të përmendë edhe emra, duke iu drejtuar prokurores së Shkodrës Edlira Cufi, prokurores Elona Alvora, gjyqtarin Albert Spiro në Vlorë, prokurorin Erind Rahovica dhe gjyqtarin Pirro Sota në Fier, që i akuzoi se kanë çuar në shtëpi të pandehur që janë kapur në kushte flagrance. Madje njëru prej tyre kishte plumbin në fole. Por në asnjë moment nuk ka i përmendur me emra se për të cilët persona të rrezikshëm bëhet fjalë, ndërsa emrat e magjistratëve i theksoi mirë në fjalën e tij, duke i bashkuar me të ashtuquajturin grup “KÇK”.

Megjithatë sipas tij, probleme ka edhe në Polici, ndaj edhe lajmëroi se do të ketë lëvizje të mëdha në qarqet e vendit, ku brenda kësaj jave do të prezantohen edhe drejtorët e rinj. Po ashtu ai “shpiku” një mënyrë të re për të vetuar efektivët e Policisë së Shtetit, atë me “sy”, ndërsa pranoi se aksioni për lojrat e fatit ka qenë një dështim pasi po lulëzon fenomeni online. 

Në vazhdën e nismave të reja, pas dështimit të OFL-së, ministri ka paralajmëruar një “OFL 2.0” por vetëm për drejtuesit e makinave të shtrenjta, megjithatë e paqartë mbetet sesi burimi i të ardhurave ndikon në mundësinë për t’u aksidentuar. Gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme u pyet edhe një lidhje heqjen e armëmbajtjeve pa leje, ku tha se do të bëhen më shumë sa i takon një diskutimi më të gjerë shoqëror si ta adresojmë që të heqim armët nga duart e shqiptarëve. Në fund të konferencës së tij, Çuçi la të kuptohet se do të mbajë sërish postin e Ministrit të Brendshëm në qeverinë Rama 3. Megjithatë mbetet për t’u parë…

(k.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi edi rama konferenca e cucit 28 qershor 2021 bledi çuçi edi rama konferenca e cucit 28 qershor 2021

Sondazh

Poll