Aksident apo vrasje me dashje? Ministri Çuçi ‘shmang’ propozimin e Tahirit: Çështje penalistësh! Para Kodit Penal, shke
28 Qershor 2021, 10:01Nga DOSJA
TIRANE– Ministri Bledi Çuçi komentoi propozimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për klasifikimin e aksidenteve si vrasje me dashje. Ministri tha se ky ndryshim është çështje penalistësh, ndërsa tha se para ligjit, rëndimi i pozitës është i njëjtë, por ndryshon emërtimi. Çuçi tha se armëmbajtja pa leje është problem që duhet zgjidhur në diskutim me qeverinë.
PJESË NGA FJALA E CUCIT:
Është çështje penalistësh dhe doktorinës se çfarë quhet vrasje, kur është me dashje apo pa dashje. Duhet ta zgjidhin profesionistët se a quhet vrasje apo jo. Nuk mund ti përziejmë jo dhe nuk mund ti përziejmë me figura të tjera. Ne e kemi rritur nivelin e dënimit dhe me këtë qasje i jemi afruar rëndimit të pozitës së personit që bën shkelje duke qarkulluar pa patentë dhe me shpejtësi tej limitit rrugor dhe kur ka sjellë pasojë vdekjen, është para Kodit Penal është njësoj si vrasës. Pak rëndësi ka si e quajmë.
Për armëmbajtjen pa leje duhet bërë më shumë dhe duhet një diskutim shoqëror sesi të heqim armët nga duart e shqiptarëve. Është përtej ministrit dhe qeverisë. Do të bëjmë një diskutim të hapur për këtë gjë, se kush është qasja më e mirë.
TIRANË– Ministri i Brendshëm ka sqaruar vendimin e Këshillit të Ministrave për të marrë në mbortje me Gardën e Republikës, ambasadorin e Bashkimit Europian...
DURRËS– Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka reaguar pas situatës së kolapsit me mbeturinat që është krijuar në qytetin e Durr...
VLORË– Kryeministri Edi Rama ka pasur mjaft Kritika për socialistët, të cilat i ka shprehur gjatë mbledhjes së asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë. Fa...