FURTUNA/ Ministri Bledi Çuçi njofton lëvizjet: Brenda javës prezantohen titullarët e rinj, të prekur edhe vartësit e tyre
28 Qershor 2021, 09:33Nga DOSJA
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka paralajmëruar lëvizje të “kokave” në Policinë e Shtetit. Në fjalën e tij, gjatë një konferencë për shtyp, ministri paralajmëroi lëvizje të drejtorëve të qarqeve, duke mos kursyer edhe vartësit e tyre. Ministri tha se brenda javës do të prezantohen titullarët e rinj të policisë së Shtetit.
PJESË NGA FJALA E ÇUÇIT:
Jo më pak skandaloze ka qenë edhe gjendja me marrjen në administrim të plazheve: Tanimë ka rregull e procedura transparente në ndarjen e tyre përmes shërbimit nga platforma e-Albania. Policia e Shtetit nuk ndan parcela plazhesh për administrim, po vetëm zbaton ligjin për mosprekjen e hapësirave të plazheve publike të cilat janë rikthyer njësoj si edhe mbrojtja policore ndaj ndërtimeve pa leje, pas dekadash xhungëlizimi të zonës bregdetare.
Kam vënë re se disa flasin me të madhe për rritjen e kriminalitetit apo të fataliteteve në qarkullim. Por kjo është thjeshtë e pavërtetë dhe faktet e shifrat pohojnë krejt të kundërtën. Përsëris, kjo nuk do të thotë aspak se Policia e Shtetit nuk ka dobësi e të meta dhe pikërisht pse jemi të vetëdijshëm për këtë, po përgatitemi për një fazë të re të reformës dhe të forcës parandaluese dhe goditëse të Policisë së Shtetit. Brenda kësaj jave, do të nisë një ndryshim i thellë me titullarët e strukturave të policisë së shtetit në nivel qarku, që do të shtrihet hap pas hapi në nivel kapilar në çdo komisariat të territorit të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, do të krijojmë një kuadër rregullator të ri, për të futur praktika të hetimit të të ardhurave të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kapen në mënyrë të përsëritur në kundërvajtje ligjore në qarkullim.
DURRËS– Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka reaguar pas situatës së kolapsit me mbeturinat që është krijuar në qytetin e Durr...
VLORË– Kryeministri Edi Rama ka pasur mjaft Kritika për socialistët, të cilat i ka shprehur gjatë mbledhjes së asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë. Fa...
TIRANË-Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tashmë e ka kthyer në rutinë që çdo fundjave të ‘qetësohet’ duke u shkëputur nga politika e duke...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish për situatën e rendit dhe sigurisë në vend. Basha shkruan në “Twitter” se e keqja ka plasur kudo dhe s...
Dy vjet pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale 2019 Gjykata Kushtetuese merr vendim për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias.Gjykata Kushtetuese e përligj...
VLORË–Kryeministri Rama paralajmëroi një ristrukturim të punës në Ministrinë e Brendshme pas ngjarjeve të fundit kriminale apo edhe të rendit dhe sigurisë....
VLORË– Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama, brenda asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë është zbardhur për mediat. ‘Faxëeb’ ka mundur që të sigurojë...