Bota

Mendoi se i vodhën orën me vlerë 200 mijë euro, biznesmeni grek zbulon që ishte thjesht një imitim

28 Qershor 2021, 06:59 Nga DOSJA
Mendoi se i vodhën orën me vlerë 200 mijë euro, biznesmeni

GREQI– Vjedhja e një ore koleksioni Richard Mille, me vlerë 200,000 euro, nga një bandë franceze-algjeriane në Mykonos në kaft rezultoi në një mashtirm të dyfishtë.

Për pesë vjet, biznesmeni zviceran mbante orën shumë të shtrenjtë që ia dha shoku i tij, pa dijeni se ora në kyçin e tij ishte një kopje dhe se origjinali ishte mbajtur për festën e tij nga shoku i tij i ngushtë. Të katër grabitësit që u paraqitën si turistë jo vetëm që nuk bënë aq sa menduan se do të bënin, pasi kishin rrëmbyer copën e vetme në botë, por u detyruan të fusnin dorën thellë në xhep dhe të paguajnë 2.000 euro në dëm të viktimës dhe 5.000 euro me kusht në mënyrë që ata të mos kthehen në paraburgim pas arrestimit të tyre.

Në fund, fituesi i vetëm është Policia e Mykonos, e cila arriti të përdorë pamjet e kamerave për të identifikuar bandën me famë botërore, të cilat shtrihen në Francë, Portugali, Tunizi, Turqi dhe Greqi, duke rrëmbyer orë koleksioni prej mijëra eurosh nga duart e mbajtësve të tyre të pasur. Në fakt, siç doli, të katër të arrestuarit për kapjen e orës fallco kishin udhëtuar në Mykonos në të njëjtën ditë të 20 majit të kaluar në mënyrë që të ndihmonin në mënyrë operative një grup tjetër të së njëjtës bandë që kishin vjedhur nga një biznesmen grek.

Daniel F. është një zviceran i pasur i cili dëshironte të vinte në Mykonos vetëm për një javë. Për pesë vitet e fundit ai mbante një orë Richard Mille prej 200,000 eurosh në kyçin e majtë, një dhuratë nga miku i tij i ngushtë. Një mbrëmje teksa shëtiste nëpër ishull dy persona j’u afruan dhe i rrëmbyen nga dora orën që mbante. Ai bëri direkt denoncim në polici por duke qenv se ora ishte dhuratë nuk e mbante mend serialin e saj.

Pa kaluar 24 orë ai u rikthye në polici duke ndryshuar versionin e tij pasi kishte folur me mikun qv i dhuroi orën, i cili i kishte treguar të vërtetën duke i thënë se ora që i kishte dhuruar nuk ishte origjinale por një imitim që kushton 2 mijë euro.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni grabitet biznesmeni ne mykonos grabitet biznesmeni ne mykonos

Sondazh

Poll