Bota

Dhunë gjatë përdorimit të detyrës, lihen 1 muaj në paraburgim 5 efektive policie në Kosovë

27 Qershor 2021, 21:15 Nga DOSJA
Dhunë gjatë përdorimit të detyrës, lihen 1 muaj në

KOSOVË- Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit një muaji ndaj pesë të pandehurve S.H., A.P., V.K. dhe F.K. dhe A.K. nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘keqtrajtim’ gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Gazeta Ekspress shkruan se dyshimet për këto vepër është bazuar nga deklaratat e personave të keqtrajtuar, në dëshmitë e të pandehurve, raportet e policisë si dhe video-incizimet.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), bëri të ditur se kishte marrë një ankesë lidhur me pretendimet e një qytetari për tejkalim të protokollit të vendosur nga policia për përdorimin e forcës.

“Pas veprimeve hetimore, në konsultim me prokurorinë e Prizrenit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot pesë zyrtarë policorë që ishin të përfshirë si të dyshuar në këtë incident (një rreshteri dhe katër zyrtarëve policorë – që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative),” thuhet në njoftim.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dhune gjate udhtrimit te detyres gjykata e prizrenit dhune gjate udhtrimit te detyres gjykata e prizrenit

Sondazh

Poll