Bota

Ishte në të njëjtin shtrat kur i ati vrau të ëmën! Sot vendoset, me kë do të qëndrojë e vogla Lydia, prindërit e Babi

28 Qershor 2021, 06:33 Nga DOSJA
Ishte në të njëjtin shtrat kur i ati vrau të ëmën!

GREQI– Sot, Gjykata pritet të vendosë lidhur me kujdestarinë për të miturën Lydia, vajza e Caroline Crouch, e cila u mbyt për vdekje nga bashkëshorti i saj, Charalambos Anagnostopoulos. Megjithatë masa është e përkohëshme dhe me të drejtë apeli. 

Siç është bërë e njohur, familja e viktimës që jeton në Alonissos kërkon kujdestarinë ekskluzive të të miturës, me pretendimin se në Athinë, ajo do të jetë gjithmonë vajza e vrasësit.  Nga ana tjetër, familja e pilotit 33-vjeçar, kërkon kujdestarinë e përbashkët, duke kërkuar që e mitura të jetojë me ta nga tetori në prill të çdo viti, ndërsa pjesën tjetër të kohës ta kalojë me gjyshërit e tjerë. 

Punonjësit socialë kanë përgatitur raporte përkatëse dhe ua kanë dorëzuar prokurorëve miturve që merren me çështjen, në mënyrë që të vendoset në gjyq. Ndërkohë që i ati i të miturës nga burgu nuk është shprehur lidhur me çështjen. 

Vrasja e 20-vjeçares ndodhi më 11 maj të këtij viti, kur fillimisht nga bashkëshorti vrasës u pretendua se gruaja u vra nga tre grabitës. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajshe, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.

Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë (sipas tij), por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh. Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, 37 ditë pas vrasjes, pasi u kap nga ora smart që mbante në dorë viktima, e cila kishte shënuar rrahjen e fundit të zemrës.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vrasja e caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll