Bota

Mbyllet raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë! Dështon Macron dhe Le Pen, rikthehet ‘furishëm’ partia e krahut të djath

28 Qershor 2021, 06:26 Nga DOSJA
Mbyllet raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë! Dështon Macron

FRANCË- Raundi i dytë i zgjedhjeve rajonale në Francë ka përfunduar ditën e djeshme, duke shënuar edhe një tjetër dështim të presidentit Macron dhe Marine Le Pen. Mediat raportojnë se Le Pen nuk arriti që të fitonte asnjë nga 13 rajonet në të cilat u garua, por as Macron nuk bëri më mirë.

Teksa është vetëm një vit nga gara Presidenciale, ku do të tentojë mandatin e dytë, Macron nuk ka arritur rezultate të kënaqshme. Partia tradicionale e krahut të djathtë francez fitoi 38% të votave në raundin e dytë, e ndjekur nga socialistët dhe të gjelbrit me 35%, më pas renditet Le Pen me 20% dhe pas saj partia e Macron.

Partitë tradicionale, të djathtët, socialistët dhe të gjelbrit ishin “zhdukur” në vitet e fundit, por pas fitores së Macron në zgjedhjet presidenciale të 2017 duket se janë rikthyer furishëm në skenën politike, duke ftuar edhe shumë vota. 

Shumë analistë vlerësojnë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale nuk do të jenë një duel midis Le Pen dhe Macron. Shumë politikanë dhe ekspertë thanë se kjo pjesëmarrje e ulët tregoi një “krizë demokratike” në kulturën politike të Francës dhe se votuesit nuk shohin ndonjë arsye për t’iu drejtuar votimeve. Sipas të dhënave paraprake partitë tradicionale të së majtës dhe së djathtës, socialistët dhe republikanët mbajtën një numër të rajoneve të Francës.

Edhe në fazën e parë të zgjedhjeve rezultatet linin shumë për të dëshiruar, partia ‘La République En Marche’ e Macron fitoi 10.9% të votave, të cilatishin shumë pak por të mjaftueshme sa për të kaluar në fazën e dytë. Ndërsa partia e ekstremit të djathtë, e udhëhequr nga Le Pen, fitoi 19.1% – rezultat më i ulët se sa pritej, bazuar në rezultatet e sondazheve. Partia konservatore e ish-presidentit, Nikolas Sarkozy, ‘Les Republicans’, kishte marrë 29.3% të votave.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emanuel macron le pen zgjedhjet ne france emanuel macron le pen zgjedhjet ne france

Sondazh

Poll