Bota

Kina publikon videon e robotit Zhurong në Mars, PAMJET e planetit të kuq janë mbresëlënëse

28 Qershor 2021, 06:55 Nga DOSJA
Kina publikon videon e robotit Zhurong në Mars, PAMJET e planetit të

MARS-Agjensia hapësinore e Kinës ka publikuar videon e roverit të saj Zhurong në sipërfaqen e planetit Mars. Videoja tregon momentin kur roveri Zhurong zbret në Mars ku e prek sipërfaqen duke zbritur me parashutë.

Roboti me gjashtë rrota po bën kërkime në një pjesë të Marsit që quhet Utopia Planitia.

Zhurong ka zbritur në mars nga 14 maj, ka punuar në planetin e kuq për 42 ditë dhe kishte lëvizur 236 metra deri më tani.

Ulja në Mars është një arritje e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh natyrën e vështirë të planetit. Deri më tani vetëm amerikanët e kanë mundur që të ulen në planetin e sistemit diellor, pasi të gjitha vendet e tjera që kanë provuar ose kanë humbur robotin gjatë rrugës, ose nuk kanë mundur që ta komandojnë dot më nga Toka.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota roboti ne mars zhurong roboti ne mars zhurong

Sondazh

Poll