Bota

Osmani për mediumin austriak: Serbia në dialogun me Kosovën nuk ishte e përgatitur

27 Qershor 2021, 21:05 Nga DOSJA
Osmani për mediumin austriak: Serbia në dialogun me Kosovën nuk

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për mediumin austriak ‘Wiener Zeitung’ është shprehur se Serbia në dialogun me Kosovës duhet që të vijë më e përgatitur. Ajo është shprehur se Serbia duhet që të bënte propozime dhe jo të refuzonte të gjitha propozimet e Kosovës.

“Serbia nuk kishte përgatitur asgjë dhe nuk bëri asnjë propozim, ndonëse diçka e tillë është e nevojshme nëse duhet të ketë ndonjë përparim. Në anën tjetër, Kosova ka bërë disa propozime të reja, për shembull mbi marrëdhëniet tregtare rajonale, të drejtat e pakicave ose çështjen e personave të zhdukur. Serbia me sa duket ka refuzuar gjithçka”, është shprehur Presidentja.

Në lidhje me Francës dhe Holandën, të cilat kanë bllokuar procesin e liberalizimit të vizave, Omsani ka thënë se frika e tyre në lidhje me emigrantët nga Kosova është e paarsyeshme.

“Është shqetësim i paarsyeshëm. Pati probleme më 2014/2015 kur shumë njerëz donin të hynin në BE dhe të qëndronin atje. Por numri i tyre ka rënë në mënyrë dramatike. Kosova nuk është më në listën e 40 vendeve nga të cilat vijnë shumë emigrantë”, ka deklaruar ajo.

Për liberalizmin e vizave, Osmani gjithashtu ka thënë se BE nuk po mban premtimet që ka bërë si dhe po dobëson besueshmërinë e saj.

“Be nuk po i mban premtimet e saj dhe po dobëson besueshmërinë e saj. Disa shtete anëtare hezitojnë për arsye të politikës së brendshme. Por kjo nuk është arsye për të ndëshkuar kosovarët që ndihen sikur janë në një geto politike”, ka thënë Osmani.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi liberalizimi i vizave per kosoven vjosa osmani wiener zeitung dialogu kosove-serbi liberalizimi i vizave per kosoven vjosa osmani wiener zeitung

Sondazh

Poll