Bota

Shembja e ndërtesës në Miami, numri i viktimave shkon në 9, mbi 150 persona të zhdukur, zyrtarët: Përpjekjet tona po vazh

27 Qershor 2021, 20:45 Nga DOSJA
Shembja e ndërtesës në Miami, numri i viktimave shkon në 9,

SHBA- Numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Miami ka shkuar në 9. The Guardian shkruan se katër trupa janë nxjerrë ditën e sotme nga rrënojat e ndërtesës. Nga raporti i deritanishëm mbi 150 persona janë të zhdukur si dhe 9 janë viktima.

Kryebashkiakia e Miamit, Daniella Levine Cava, tha se viktimat u nxorën brenda natës, ndërsa më shumë se 150 njerëz mbetën të pagjetur, ndërkohë që shtoi se autoritetet po bëjnë çmos për të vazhduar kërkimet.

“Deri më sot, një viktimë ka ndërruar jetë në spital dhe ne kemi gjetur tetë viktima të tjera në vend, kështu që unë po konfirmoj sot që numri i të vdekurve është nëntë. Ne kemi identifikuar katër nga viktimat dhe kemi njoftuar të afërmit. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet, miqtë dhe lutjet e mia janë me familjet dhe të gjithë komunitetin ndërsa ata vajtojnë këtë humbje tragjike,” tha Levine Cava.

Ndërtesa u shemb herët në mëngjes më 24 qershor, ndërkohë që nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e shembjes së ndërtesës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota daniella levine cava shembet ndertesa ne miami daniella levine cava shembet ndertesa ne miami

Sondazh

Poll