Bota

Anëtarë të grupit militant islamik al-Shabab, vriten  21 persona në Somali

27 Qershor 2021, 20:24 Nga DOSJA
Anëtarë të grupit militant islamik al-Shabab, vriten  21

SOMALI- 21 persona janë vrarë ditën e sotme në Somali. BBC shkruan se ata janë ekzektuar pasi ishin anëtarë të gurpit militant islamik al-Shabab. Ata u dënuar po sot nga një gjykatë ushtarake në Galkayo dhe më pas u qëlluan për vdekje nga një skuadër pushkatimi.

Sipas mediave të huaja 18 prej burrave kishin kryer atentate dhe bombardime për më shumë se një dekadë. Ndërkohë që disa nga anëtarët e tyre po ekzekutoheshin, grupi islamik sulmoi një qytet në një pjesë tjetër të Somalisë, ku mendohet se ka vrarë disa ushtarë. Kjo raportohet të jetë numri më i madh i ekzekutimeve të anëtarëve të al-Shabab ndonjëherë në Somali.

Kush janë al-Shabab të Somalisë?

Al-Shabab kontrollon pjesën më të madhe të jugore dhe qendrore të vendit dhe hulumtimi i botuar në tetor nga Instituti Hiraal tha se militantët grumbullojnë më shumë para sesa qeveria Somali. Ndërsa ekzekutimet po kryheshin të Dielën, luftëtarët e al-Shabab sulmuan qytetin Wisil në rajonin Mudug, ku lanë të vrarë rreth 20 ushtarë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota al-shabab vriten anetaret e al-shabab al-shabab vriten anetaret e al-shabab

Sondazh

Poll